REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Italiani i pasigurt për të ardhmen

Allegri te Chelsea? Conte e ka një përgjigje

12 Janar 2018 16:06

Antonio Conte përgatit rikthimin e tij në Itali. Largimi nga Chelsea merr gjithnjë e më shumë formë, e ky është epilog i një dashurie që kurrë nuk shpërtheu.

Atë e do Milani, por të shumtë janë edhe italianët që e duan në stolin e Italisë.

Ndërsa presidenti Roman Abramovich kërkon në vendin e tij Max Allegri-n.

“Ende ka një vit kontratë për gjithçka është e mundur. E rëndësishme është që të jesh gjithnjë gati.

Ky është futbolli. Ne kemi një punë shumë të vështirë, e gjithçka ndryshon në pak kohë. Gjithnjë më pyesni për të ardhmen, por kjo është normale kur trajnon Chelsea-n.

Ne vjet fituam Premier League-n dhe shkuam në finalen e FA Cup. Historia e Chelsea-t flet vetë.

Jam i qetë, pastaj në futboll gjithçka mund të ndodhë. Pra duhet të jesh gati”, tha Conte në konferencën për shtyp përpara sfidës kundër Leicester City-t ditën e nesërme.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Bashkëjetesa me Mourinhon nuk ka qenë e lehtë

Lojtari i Manchester United gati të kthehet në Spanjë

21 Janar 2018 23:03

Klubi i Valencias po mendon të rikthejë në shtëpi mesfushorin organizator të Manchester United, Juan Mata. Spanjollit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe mund të mos pranojë rinovimin edhe për një vit tjetër nëse nuk dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford”.

Ardhja nga ҫasti në ҫast e sulmuesit kilian Alexis Sanchez po e rrit rivalitetin në 11-shen e United dhe Mata me siguri që nuk mund të përballojë një tjetër përplasje brenda skuadrës. Qëndrimi i tij në Manchester nuk ka qenë i lehtë sidomos në dy vitet e fundit kur Mourinho ka marrë stolin e “Djajve të Kuq”.

Megjithatë ish-lojtari i Chelsa u rezistoi ofertave të klubeve të huaja dhe pranoi të fitonte besimin e “The Special One” për të vërtetuar se e meriton vendin në formacionin bazë. Por, edhe pse Mata ka siguruar më tepër prezenca këtë vit, në ndeshjet delikate ai është në lënë në stolin e rezervave nga Mourinho.

Skuadra nga “Mestalla” po avancon gradualisht këtë sezon në La Liga duke lënë pas zhgënjimet e sezoneve të kaluara. Me eksperiencën e spanjollit Mata, Valencia do të fitonte më tepër siguri dhe lirshmëri në lojë.

“Lakuriqët e natës” mund të presin dhe fundin e këtij sezoni për të marrë Juan Matën me parametër “zero”, por dëshira për të përfunduar këtë edicion në mënyrë sa më rezultative duket se po e ngut klubin spanjoll

Manchester United ka investuar shumë para, plot 37.1 milionë £ për të sjellë Matën në “Old Trafford” dhe duket e vështirë që ai të shitet për një shifër më të lartë për shkak të moshës (29 vjeҫ).

Drejtuesit e “Djajve të Kuq” nuk do të dëshironin që të pengonin synimet e lojtarit spanjoll dhe një rikthim në shtëpi ku nisi ndërtimin e karrierës futbollistike do të jetë një lajm shumë i mirë për Valencian dhe Juan Matën. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Këto janë emrat e njohur të cilët kanë punuar me dy trajnerët që kanë bërë histori vitet e fundit në futbollin e klubeve

Sanchez & Co, 11 yjet që kanë luajtur për Mourinhon e Guardiolën/FOTO

21 Janar 2018 20:48

Sulmuesi kilian, Alexis Sanchez pritet në orët e ardhshme të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Manchester United. Kalimi i tij nga Arsenal te rivalët nga “Old Trafford” do t’i kushtojë drejtuesve të klubit britanik 30 milionë paund. Sanchez është pjesë shkëmbimit me mesfushorin armen Henrikh Mkhitaryan, i cili do të udhëtojë për në “Emirates Stadium” ku do të nënshkruajë për ekipin e Arsenalit.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Udineses bëhet lojtari i 11-të që është drejtuar në karrierë nga dy trajnerët më të mirë të dekadës së fundit, Jose Mourinho i Manchester United dhe Pep Guardiola i Manchester City-t.

Arjen Robben - Mesfushori holandez ka qenë lojtari më i vlerësuar nga të dy trajnerët rivalë. Ai luajti në “Stamford Bridge” në vitet 2004-2007 ku fitoi dy tituj të Premier League në periudhën e parë të drejtimit të Chelseat nga Mourinho. Në Gjermani ai luajti nën regjimin e Pep Guardiolës, ku katalanasi drejtoi Bayern Munchen për 3 vite nga 2013 deri në 2016 dhe fitoi në seri tre tituj të Bundesligës.

Pedro Rodriguez - Produkt i akademisë së Barcelonës “La Masia”. Guardiola e ktheu sulmuesin e ri katalanas në lojtar kryesor për ekipin e Barcelonës. Pedro fitoi një koleksion të titujsh në periudhën kur Guardiola mori drejtimin e Barcelonës në 2008; 3 tituj La Liga, 3 Kupa Mbreti, 2 Champions League, 2 Superkupa Europe, 2 Botërore Klubesh dhe 3 SuperkupaSpanjës. Në vitin 2015 ai iu bashkua katalanasit tjetër Cesc Fabregas te Chelsea në kohën kur portugezi Mourinho u rikthye në Londër pas 3 vitesh drejtimi të Real Madridit.

Zlatan Ibrahimovic - Qendërsulmuesi suedez është stërvitur nga të dy trajnerët, por ndaj katalanasit Guardiola ai nuk tregon asnjë lloj shenje respekti për kohën kur ai luajti në “Camp Nou” në sezonin 2009-2010. Krejtësisht ndryshe është opinioni për Mourinhon, për të cilin ka treguar respekt dhe kënaqësi për t’u vendosur nën urdhrat e portugezit. Në 2016 arsyeja përcaktuese e kalimit të tij nga PSG-ja te Manchester United ishte fakti që “Special One” kishte marrë drejtimin e skuadrës së “Djajve të Kuq”. Ibrahimovic shkëlqeu në sezonin 2008-2009 kur Mourinho stërviti ekipin e Interit dhe i dhuroi 2 tituj Serie A dhe të titullin e paharruar të Champions në 2010).

Eiur Gudjohnsen - Islandezi kaloi një periudhë të suksesshme në Angli me Chelsean në vitet 2000-2006 nën drejtimin e Claudio Ranierit dhe Jose Mourinhos. Ai la Londrën për t’u bërë pjesë e Barcelonës ku qëndroi 3 vite dhe fitoi Champions League dhe La Ligan në vitin e fundit kur erdhi Guardiola.

Kevin De Bryune - Mesfushori belg nuk ka kujtime të lumtura në Londër kur Mourinho mori drejtimin e Chelseat për herë të dytë në 2013. Në të vetmin vit që qëndroi në “Stamford Bridge” pati vetëm 3 prezenca. Shkëlqimi në Gjermani me Wolsburgun bëri që Manchester City të shpenzonte 65 milionë paund për të sjellë belgun në “Etihad Stadium”. De Bruyne është një nga lojtarët më të besuar të Guardiolës në fushën e lojës dhe “Qytetari” renditet ndër mesfushorët më të mirë të momentit në Europë.

Cesc Fabregas - Ish-kapiteni i Arsenalit la Anglinë për t’u kthyer në shtëpinë e tij, Barcelonën. Pavarësisht pritshmërive të mëdha, kampioni i botës dhe Europës me Spanjën fitoi vetëm një titull madhor; La Ligan në 2013, kur i ndjeri Tito Vilanova pasoi Guardiolën në krye të pankinës së skuadrës “blaugrana”. Fabregas u rikthye sërish në Angli, por me një skuadër të re, Chelsean. Spanjolli shkëlqeu me Mourinhon ku fitoi për herë të parë Premier League-n në 2015.

Xabi Alonso - Mesfushori i spikatur bask me Liverpoolin dhe Real MadridinSpanjë fitoi vetëm La Ligan kur Jose Mourinho drejtonte “Los Blancos”. Alonso kontribuoi maksimalisht në titullin e 10-të të Champions League kur Ancelotti zëvendësoi “The Special One”. Ai kaloi te Bayern Munich në verën e 2014 kur hapi rrugën për gjermanin Toni Kroos për t’u bërë lojtar i Realit. Në Gjermani, Alonso fitoi tre tituj Bundesliga dhe Guardiola ruajti besimin dhe sigurinë ndaj mesfushorit bask.

Samuel Eto’o - Golat e tij dhe loja me Ronaldinhon e më pas me Messin e ktheu ish-kapitenin e Kamerunit, Eto’o në një lojtarët më të titulluar në historinë e futbollit. Ai shënoi golin e parë në finalen e Romës në vitin 2009 kundër kampioneve në fuqi të kohës së Manchester United si dhe siguroi një tjetër titull La Liga në vitin e tij të fundit të qëndrimit në “Camp Nou”, që korrespondoi me vitin e parë të Guardiolës në krye të pankinës së Barcelonës. Eto’o u shkëmbye kokë më kokë me homologun Zlatan Ibrahimovic për të zbarkuar në Itali tek Interi. Sërish Eto’o-s nuk i munguan sukseset në Itali kur Mourinho ndërtoi skuadrën që triumfoi befasisht pas 45 vitesh në Europë. Të dy u bashkuan prapë në vitin 2013 kur Eto’o la Anzhi Makhachkalan për t’u huazuar në Angli te Chelsea për një vit. Pavarësisht se shënoi në shumë ndeshje kryesore të Premier League, marrëdhënia e tij me Mourinhon u acarua pasi portugezi e etiketoi si “plak” dhe përmendi në një konferencë për shtyp se nuk e dinte moshën e kamerunasit.

Maxwell - Mbrojtësi i krahut të majtë ishte zgjedhja e parë e Mourinhos në krahun e majtë të mbrojtjes së Interit. Ai iu bashkua Ibrahimovicit te Barcelona ku luajti për tre vite të tjera dhe fitoi 2 tituj La Liga dhe Champions League në 2011. Braziliani luajti si alternativë rezervë e mbrojtësit francez Eric Abidal.

Claudio Pizarro - Sulmuesi peruan ka kaluar pak kohë nën drejtimin e Mourinhos“Stamford Bridge” kur erdhi në vitin 2007. Portugezi u shkarkua dhe lojtari u rikthye te Bayerni në 2012 ku qëndroi dhe 3 vite të tjera dhe luajti kryesisht si zëvendësues në periudhën e Guardiolës./EDS/

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Kane i afrohet “shekullit” të golave

Tottenham humbet shansin për t’u ngjitur

21 Janar 2018 19:21

Harry Kane i afrohet me një gol “shekullit” në Premier League, por Tottenham shpërdoroi një shans që të ngjitej në katërshen e parë të tabelës së renditjes.

Ekipi i Mauricio Pochettino nuk ishte në ditën më të mirë pas fazës së shkurtër përgatitore që kryen në Barcelonë, duke humbur dy pikë kundër Southampton.

Southampton kaloi në avantazh me David Sanchez përpara se Kane të shënonte golin e tij të 99 në Premier League. Kështu, ndeshja e luajtur sot për llogari të kampionatit u mbyll me rezultatin 1-1. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Kilaini do kryejë vizitat mjekësore

Sanchez me avion privat në Mançester

21 Janar 2018 15:51

Alexis Sanchez ka mbërritur në Mançester ku do të kryejë vizitat mjekësore përpara se të firmosë kontratën me klubin tij të ri, Manchester United.

Sulmuesi kilian fluturoi drejt veriut të ishullit me një avion privat dhe pasi u ul në tokë shkoi në qendrën stërvitore të “Djajve të kuq”, Carrington për t’u takuar me stafin mjekësor të klubit.

Ai do të përfitojë 400 mijë sterlina në javë në bazë të akordit në 4.5 vitet e ardhshme.

Tek Arsenali do të transferohet Henrikh Mkhytaryan, i cili pranoi që të zhvendoset në Londër.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment