Alonso: Nuk e di pse dikush do të shkonte te Bayerni

10 Janar 2019
Alonso: Nuk e di pse dikush do të shkonte te Bayerni

Marcos Alonso nuk po mund që ta kuptojë Callum Hudson-Odoin pse do të largohej nga Chelsea për t’iu bashkuar Bayern Munichut.

Tinejxheri sensacional është subjekt i interesimit të madh nga Bayerni që thuhet se janë gati për të paguar 35 milionë funte për të.

Futbollisti 18 vjeçar ka luajtur në vetëm një ndeshje në Ligën premier këtë sezon, duke zëvëndësuar Pedron në fitoren 2-1 ndaj Watfordit në Boxing Day.

Trajneri Sarri dhe zëvëndësi Zola kanë kërkuar nga Hudson-Odoi që të qëndrojë në Stamford Bridge dhe atyre u është bashkuar edhe Alonso.

Next up: Newcastle ⚽️#CHENEW pic.twitter.com/FZRREMfGBh

— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 10, 2019

“Ai është lojtar shumë i mirë, është shumë i ri. Ai duhet që të ketë durimin dhe të jetë i uritur për të luftuar për vendin e tij në këtë ekip”.

“Këtë duhet ta bëjë ai sepse i kat ë gjitha kushtet për t’u bërë lojtar i madh, tani është në dorën e tij që të luftojë për nëj vend dhe të tentojë të gjejë minuta”.

“Ne jemi Chelsea, një tjetër ekip i madh në garën më konkurruese në Ligën Premier, e nuk e di pse dikush do të dëshironte të shkonte te Bayern Munichu”, u shpreh Alonso. /Telegrafi/

www.telegrafi.com