Alves beson se Reali është më mirë pa Ronaldon

Dani Alves nuk do të jetë pjesë e skuadrës sonte në përballjen që skuadra e tij do të zhvillojë ndaj Liverpool në Ligën e Kampionëve. Braziliani po vazhdon terapinë e rikuperimit, që e mbajti edhe jashtë Kupës së Botës. Para ndeshjes së mbrëmjes së sotme që PSG do të luajë në kuadër të Ligës së Kampionëve, ai ka folur për këtë takim dhe largimin e Ronaldos nga Juventus.

Të ndjekësh objektivin që ky klub kërkon nuk është shumë e komplikuar, por duhen gjëra të ndryshme, të bësh gjëra ndryshe, një shpirt ndryshe, të kesh një mentalitet ndryshe. Këtë vit kam ndjesi të mira. Gjërat janë më mirë këtu dhe po bëhet punë e mirë. Ka gjëra që kanë ndryshuar, njerëzit po mësohen se çfarë është kjo lojë”- tha braziliani për ekipin parisien.

Më tej ai komentoi edhe ndikimin që ka pasur Ronaldo te Madrid. 35-vjeçari ndan të njëjtin mendim sikurse Gareth Bale në lidhje me largimin e portugezit nga “Santiago Bernabeu”. Të dy mendojnë se ai Reali është më ekip i bashkuar pas transferimit të pesë herë triumfuesit të “Topit të Artë”.

“Unë mendoj se, ndryshe nga sa mendojnë shumica, Madridi është më shumë ekip pa Cristianon. Tani është pak më i vështirë, se sa ishte më parë. Më parë ishte i komplikuar, por përqendrohej shumë te sulmi me Ronaldon. Tani është më pak më shumë i rrezikshëm, të paktën siç e shoh unë futbollin, konceptin e kësaj lojë. Është normale se Cristiano është humbje e madhe për Madrid, por Madrid është Madrid. Tani janë më shumë ekip. Unë mendoj se ai ishte komod te Reali, ashtu sikurse isha unë te Barcelona. Ndaj duhet të lëvizim, për të provuar sfida të reja”- përfundoi ish-ylli i Barcelonës. /EDS/

***********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.