Amerikanet bëjnë histori, fitojnë Botërorin e dhjetë të basketbollit

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
30 Shtator 2018 23:49
Mbrëmje rekordesh

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dominuan totalisht kundër Australisë në finalen e Botërorit të basketbollit duke fituar 73 me 56, për të siguruar kështu trofeun e dhjetë në historinë e skuadrës së tyre.

Amerikanet u shkëputën që në fillim 13-2, por australianet arritën të ngushtonin diferencën në pesë pikë (20-15) në fund të periodës së parë. Perioda e dytë nisi më e ekuilibruar por vetëm për pak, pasi skuadra amerikane nisi shpejt të fitonte të gjitha duelet, për ta mbyllur pjesën e parë të takimit me tetë pikë diferencë (35-27).

Pas pushimit amerikanet vunë këmbën te gazi dhe nuk treguan më “mëshirë” për kundërshtaret. Perioda e tretë uy mbyll me 15 pikë më shumë për SHBA (61-38) duke bërë që edhe australianet të dorëzoheshin dhe të luanin në të katërtën vetëm për statistikë. Diferencat u bënë edhe më të mëdha, me rezultatin përfundimtar +17 pikë për SHBA (73-56).

Nga skuadra kampione u dalluan Britney Griner (15 pikë), Brianna Stewart (10 pikë dhe 8 topa të fituar në tabelë, duke u shpallur edhe MVP e turneut) si dhe Diana Taurasi (13 pikë).

Ky ishte titulli i tretë rresht për SHBA dhe i dhjetëi në historinë e skuadrës, një rekord absolut në historinë e basketbollit për femra, që i siguroi skuadrës edhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të Tokyos 2020.

Më herët të dielën, Spanja, organizatore e turneut, mundi Belgjikën 67-60, duke siguruar vendin e tretë në këtë kompeticion./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike