Për herë të 103-të do të ndeshen mes njëra-tjetrës Borusia e Dortmundit dhe Bajerni i Mynihut. Nuk do të mungojë tensioni ashtu si dhe lufta e fortë sportive, pasi të dyja skuadrat janë me pikë të barabarta në javën e shtatë të kampionatit gjerman. Verdhezinjtë nuk kanë humbur ndaj asnjë kundërshtari më shumë sesa me bavarezët. 48 herë ata kanë provuar disfatën dhe 32 herë ata nuk kanë arritur të shënojnë ndaj skuadrës nga Mynihu. E kundërta edhe për Bajernin që në 22 ndeshje nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës ndaj dortmundasve.
BILANCI
Në 102 ndeshje të luajtura deri tani, Bajerni ka fituar 48, më shumë se gjysma. Dortmundi 25 dhe 28 ndeshje kanë përfunduar në barazim. E mërzitshme, klasikja nuk është asnjëherë. Në 10 vitet e fundit vetëm një ndeshje ka përfunduar në barazim pa gola. 3.2 gola shënohen në këtë supersfidë dhe kjo ndodh mbi mesataren normale të kampionatit.
TRAJNERËT
Asnjë trajner nuk ka fituar më shumë në klasike se Otmar Hicfeld. Ai ka drejtuar plot 26 ndeshje në 102 përballjet midis dy skuadrave. 14 herë në krye të Bajernit dhe 12 herë në pankinën e Dortmundit. 10 herë skuadra e tij ka dalë si fituese nga fusha e lojës. Asnjë mësues futbolli nuk ka qenë kaq i suksesshëm sa ai.
DUELI PËR MAJËN
Secila skuadër ka grumbulluar 15 pikë në 6 javët e para. Bavarezët janë në vendin e parë vetëm sepse kanë shënuar më shumë gola. E sigurt është që skuadra e cila do të fitojë do të marrë edhe kreun e kampionatit. Me një barazim bavarezët do të ruanin vendin e parë pasi kanë shënuar edhe më shumë se pretendenti tjetër Lajpcigu.
EFIKASITETI
Nëse ka një dortmundas që di se si munden bavarezët, atëherë ai është Lukas Pizçek. Polaku ka shijuar me fanellën e Borusias gjashtë fitore, dy barazime dhe gjashtë humbje. Lojtari verdhezi që ka shënuar më shumë në klasike është kapiteni Marko Rojs. Katër gola në 11 ndeshje. Te Bajerni nuk ka asnjë lojtar që ka një statistikë negative ndaj verdhezinjve.
FLIK
Hansi Flik i ka fituar deri tani të gjitha ndeshjet kundër Borusias si trajner i Bajernit. Dy herë në Bundesligë (4-0 dhe 0-1) dhe 3-2 në finalen e Superkupës.
HUMELS
Mats Humels ka luajtur deri tani 22 klasike, 6 herë me Bajernin dhe 16 herë me Dortmundin. Ai është lojtari që ka përvojën më të madhe në ndeshje të tilla. Por, për të arritur rekordin e Mikael Cork (lexo më poshtë), ai duhet të luajë edhe disa ndeshje të tjera.
E SHKUARA
Borusia ka fituar dy nga katër ndeshjet e fundit në shtëpi me Bajernin, ndërkohë që Bajerni ka fituar të gjashta ndeshjet e fundit në Mynih. Pesë herë radhazi bavarezët kanë shënuar katër gola dhe më shumë (“Allianz Arena”).
REKORDMENI
Askush nuk e njeh këtë ndeshje më mirë se Mikael Cork. Jo vetëm në 20 vitet e tij si drejtor sportiv te Borusia e Dortmundit, ku ka përjetuar disa nga duelet më të bukura në histori, por edhe si lojtar. Me 28 ndeshje në fushën e blertë, Cork është rekordmeni i klasikes. Sipas llogarive, Mats Humelsit do t’i duhet të luajë deri 35 vjeç për ta arritur atë.
MË I RIU
20-vjeçari që luan për Bajernin e Mynihut, Alfonso Dejvis, është për momentin i dëmtuar dhe nuk mund marrë pjesë në klasike. Ndërkohë, në kampin bavarez Jamal Musiala do të jetë lojtari më i ri së bashku me Jude Belingam dhe Xhovane Reina, të tre nga 17 vjeç.
PANORAMASPORT.AL
www.panorama.com