Analizat që tregojnë se kush është favoritë për të fituar Ligën e Kampionëve për edicionin 2019/20

11 Korrik 2020

Liga e Kampionëve është shumë afër që të rikthehet me shortin e çerekfinaleve që u hodh të premten e kësaj jave.

Gara më e madhe për klube në Evropë do të rikthehet në muajin gusht nga 1/8 e finales ku ishte ndërpre nga mesi i muajit mars me disa ndeshje që janë zhvilluar tashmë.

Juventusi do të takohet me Lyonin në ndeshjen e dytë, si ashtu Barcelona – Napoli, Manchester City – Real Madrid, Bayern Munich – Chelsea.

Skuadrat që tashmë kanë kaluar në çerekfinale e që do të përballjes mes vete janë: Atalanta do të takohet me Paris Saint-Germainin, ndërsa Rasenball Sport Leipzig do të ketë punë me Atletico Madridin.

Duke marrë parasysh formën aktuale dhe rezultatin nga ndeshjet e para, më poshtë keni shanset e skuadrave për të fituar Ligën e Kampioneve për edicionin 2019/20:

12) Chelsea – <1%

Duke shikuar humbjen 3-0 në shtëpi nga Bayern Munich, The Blues kanë shanse të vogla që të kalojnë në çerekfinale, aq më pak të fitojnë trofeun.

11) Napoli – <1%

Ndeshja e parë në San Paolo përfundoi 1-1, gjersa ndeshjen e dytë do të jetë në Camp Nou dhe Barcelona po kalon nëpër një formë të mirë.

10) Lyon – <1%

Edhe pse e fitoi ndeshjen e parë 1-0 ndaj Juventusit, skuadra franceze vështirë mund të cilësohet si një favoritë, pasi do të përballet me skuadra që janë shumë në formë.

9) Juventus – 2%

Zonja e Vjetër shpreson që në Torino të përmbysë rezultatin nga ndeshja e parë dhe të rrëzojë këtë teori prej 2% që të fitojnë titullin në këtë edicion

8) Real Madrid – 2%

Kanë humbur 2-1 në Bernabeu nga Manchester City që po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme, por që do të tentojnë t’i kthejnë gjërat në favor të tyre.

7) Atalanta – 5%

Edhe pse është nëpër një formë jetësore, skuadra italiane do të përballet në çerekfinale me Paris Saint-Germainin që kërkon të bëjë histori.

6) Atletico Madrid – 7%

Los Rojiblancos eliminuan kampionin në fuqi Liverpoolin me dy fitore në të dyja ndeshjet, ndërsa në çerekfinale do të takohen me RB Leipzigun.

5) RB Leipzig – 8%

Edhe pse kaluan në çerekfinale, skuadra gjermane shpreson që të kenë pak fat dhe të fitojnë edhe ndaj Atletico Madridit, mirëpo do të jetë shumë e vështirë

4) Barcelona – 9%

Derisa po e humbin titullin e La Ligës ndaj Los Blancos, katalunasit mund të jenë më të fokusuar në Ligën e Kampionëve, por fillimisht duhet të fitojnë ndeshjen e dytë ndaj Napolit.

3) Paris Saint-Germain – 14%

Kampioni i Ligue 1 ka disa javë që po pushon, shkaku që coronavirusi përjashtoi sezonin dhe ata u shpallën triumfues automatikisht, ndërsa në çerekfinale takohen me skuadrën italiane.

2) Bayern Munich – 22%

Bavarezët cilësohen si favoritët e dytë për të fituar Ligën e Kampionëve me 22%, ndërsa duhet të fitojnë edhe ndeshjen e dytë ndaj Chelsean në Allianz Arena, gjersa rezultati i takimit të parë është 3-0 në të mirë të tyre.

1) Manchester City – 30%

E mposhtën Real Madridin 2-1 në Bernabeu, ndërsa tani u duhet që të fitojnë sfidën e dytë ndaj madrilenëve, derisa cilësohen si favoritë për të fituar trofeun më të madh për klube në Evropë me një përqindje prej 30%. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com