AnalizĂ« dhe parashikim: Barcelona – Manchester United

16 Prill 2019

Barcelona do të nikoqir i Manchester Unitedit pas triumfit si mysafir në ndeshjen e parë 1:0 në kuadër të ndeshjes së parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve

Vendi: Camp Nou, Barcelona

Koha: E marte, 16 prill, 21:00

Stadiumi i klubit spanjoll ka kapacitet prej 99354 ulësesh

Lajmet rreth ekipeve

Barcelona

Ousmane Dembele bëri paraqitjen e parë në fundjavë pas një muaji mungese shkaku i lëndimit dhe do të konkurrojë me Philippe Coutinhon për një vend si titullar.

Mesfusha e Barcelonës kishte probleme në Old Trafford dhe Ernesto Valverde duhet të zgjedh mes Sergi Robertos dhe Arturo Vidalit.

Asnjë lojtar i katalunasve nuk rrezikon të paraqitet shkaku i kartonëve të verdhë në ndeshjen e gjysmëfinales në rast të kualifikimit.

Lojtarët që mund të mungojnë

Manchester United

Luke Shaw është pezulluar për udhëtimin e së martës në Barcelonë, ku ka të ngjarë që në krahun e majtë të mbrojtjes të paraqitet Ashley Young. Matteo Darmian ishte përsëri në stol gjatë fundjavës dhe mund të luan në krahun e djathtë të Diogo Dalot.

Nemanja Matic thuhet se do të jetë i aftë të luajë për Djajtë e Kuq dhe Alexis Sanchez gjithashtu është informuar se mund të luajë.

Scott McTominay dhe Marcus Rashford u pushuan në fundjavë dhe do të kthehen në formacionin e parë fillestar kundër Barcelonës.

Jesse Lingard dhe Juan Mata do të konkurrojnë për një vend në mesfushë, me të parin që ka një epërsi shkaku i përgatitjes fizike.

Top lojtarët

Fakte

Barcelona është e pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit (UEFA Champions League).

Barcelona ka njĂ« avantazh nĂ« shtĂ«pi, ku kanĂ« njĂ« rekord tĂ« frikshĂ«m kundrejt kundĂ«rshtarĂ«ve anglezĂ« nĂ« garat evropiane – 20 fitore, 11 barazime dhe dy humbje.

Nikoqirët janë të pamposhtur në një turne rekord prej 30 lojërash në Camp Nou (F27, B3) dhe kanë shënuar mesatarisht tri gola për ndeshje në shtëpi këtë sezon në Champions, ndërsa pranojnë 0.5

United ka shënuar më shumë gola si mysafir se sa në shtëpi kundër secilës prej katër ekipeve të mëparshme që kanë luajtur në këtë sezon dhe janë të pamposhtur në shtatë nga dhjetë ndeshjet e fundit të turneut (F5, B2, H3).

Me mbi 2.5 gola gjithsej në katër nga pesë ndeshjet e tyre të fundit konkurruese dhe një gol i shënuar pas minutës së 75-të në secilën prej këtyre katër ndeshjeve, United ka gjasa të nxisë një ndeshje argëtuese.

Lexo po ashtu: Barça-Man Utd: Formacionet e mundshme, Solskjaer në kërkim të një mrekullie tjetër

Analizë

Barcelona ka një epërsi prej një goli nga ndeshja e parë dhe janë favoritë për të vendosur emrin në katër ekipet më të mirë  të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve. Ata nuk kanë pranuar gol në tre ndeshjet e fundit dhe janë të pamposhtur në shtëpi që nga nëntori i vitit të kaluar.

Manchester United ka pasur një ulje të formës në javët e fundit dhe ishin me fat që mposhtën West Ham Unitedin. Ole Gunnar Solskjaer paraprakisht kishin humbur tri ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Unitedi nuk mund tĂ« ç’regjistrohet lehtĂ« pasi qĂ« eliminoi PSG-nĂ« duke ditur se nĂ« ndeshjen e parĂ« para shikuesve tĂ« vetĂ« kishte pĂ«suar humbje, por do tĂ« ishte jashtĂ«zakonisht e mrekullueshme nĂ«se do ta bĂ«nin njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ« edhe kundĂ«r katalunasve.

Parashikim: Barcelona 2:0 Manchester United

www.telegrafi.com

ulaƟ utku bozdoğan
ulaƟ utku bozdoğan astrolog
ulaƟ utku bozdoğan