Ancelotti: Asgjë s’ka përfunduar, kampionati është i gjatë

25 Nëntor 2018

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, në një deklaratë për shtyp foli për ndeshjen që luajtën sot kundër Chievo e perfunduar me rezultatin 0-0, ku u shpreh se:

“Ndeshja e sotme është një test që të mos jemi njëlloj në ndeshjen e të mërkurës kundër Crvena Zvezda. Ajo që ishte gabim është se ne nuk përfituam nga koha që kishim dhe pse në pjesën e dytë ishim më mirë”

Kampionati- “Padyshim që është ëndrra ime dhe një ndeshje nuk e shuan atë, por më motivon që të paraqitemi edhe më mirë në ndeshjet e ardhshme”.

Qëndrimi- “Gabimet janë në qëndrimin tonë dhe intensitetin tonë. Ishim shumë të butë në pjesën e parë si në sulmin e  kundërshtarit dhe  se në kthimin e topit, unë nuk jam duke folur për mangësitë individuale të dikujt, qëndrimin e përgjithshëm të ekipit”, përfundoi fjalën e tij trajneri i ekipit të “bluve”. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.