Ancelotti: Cavani? Do të më pëlqente ta stërvitja

Cavani? Nuk e kam stërvitur kurrë dhe do të më pëlqente që ta bëja. Kurrë mos thuaj kurrë. Edinson është një futbollist i madh. Napoli? Unë kam pasur shumë eksperienca dhe kam lënë përshtypje të mira kudo.” Kështu thotë trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, në një deklaratë të bërë për Radio Kiss Kiss.

Ai më pas tregoi se çfarë fjalimi u bën futbollistëve zakonisht para një takimi. “Unë u them atyre që kurrë nuk duhet që të konkurrojnë me të tjerët, por gjithnjë me veten e tyre. A do të trajnoj ndonjëherë në Kinë? Të stërvit jo, por për pushime po. Kam qenë aty me Bayern-in për të luajtur një miqësore, duhet të them që ka edhe më mirë”, tha tekniku i të kaltërve.

Ai iu përgjigj edhe pyetjes nëse duhet përdorur Var (asisteni me video i ndeshjes). “Janë me vonesë. Do të më pëlqente që të ndodhte. Teknologjia mund t’i ndihmojë arbitrat që të shmangin gabime me peshë që kam parë së fundmi.

Qëllimi për ta përdorur pak më shumë është. Duhet të rikujtojmë se vendimet nuk i merr Var, pro arbitri”.

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.