Ancelotti do të jetë trajneri i Arsenal

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Janar 2018 11:24
Sa trishtim në Itali

Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Arsenalit.

Tekniku italian ka arritur akordin me klubin londinez, dhe do të firmosë një kontratë 4 vjeçare ku do të përfitojë 40 milionë euro.

Sipas “Corriere dello Sport” akordi është arritur mes palëve tashmë dhe 58 vjeçari do të nisë punë në verën e ardhshme.

Në Federatën Italiane të Futbollit shpresojnë që Ancelotti të ndërrojë mendje, pasi ata do ta dëshironin në stolin e kombëtares italiane të futbollit.

Klubi anglez e shikon italianin si njeriun perfekt për të zëvendësuar Arsene Wenger-in dhe për të mos lejuar që skuadra të kalojë një periudhë të trazuar tranzicioni, siç i ndodhi Manchester United pas ikjes së Aleks Ferguson-it.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike