Ancelotti e nxori nga fundi Evertonin, tani ëndërrojnë për Evropë – italiani dëshiron të qëndrojë gjatë në këtë klub

12 Shkurt 2020

Kur Carlo Ancelotti nënshkroi me Evertonin, skuadra ishte në pjesën e poshtme të renditjes dhe kishin frikë edhe nga rënia.

Më mbërritjen e trajnerit italian, Evertoni ka patur një ecuri të jashtëzakonshme dhe ka ngjitur shkallët shumë shpejtë.

“Toffees” tashmë janë në vendin e shtatë në renditje me 36 pikë, me vetëm pesë pikë më pak se Chelsea që mban pozitën e katërt, vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Puna e tij është vërejtur menjëherë dhe tifozët kanë shfaqur dashurin për trajnerin në çdo ndeshje, ndërsa ky i fundit në një intervistë për mediat vendase, ka folur për dëshirën e tij të qëndrojë gjatë në këtë klub.

“Kam nënshkruar për katër vite e gjysmë. Dua të përmbyll kontratën time sipas nënshkrimit, duke bërë më të mirën”.

“Më pas, nëse do të ekzistojnë mundësitë, do të më pëlqente të punoja më gjatë”.

“Ambicia dhe ideja ime është të qëndroj sa më gjatë pasi edhe klubi ka ambicie të mëdha dhe dëshiron të jetë më garues si në Ligën Premier ashtu dhe në Evropë”, ka thënë Ancelotti.

Renditja e Ligës Premier 

/Telegrafi/

www.telegrafi.com