Ancelotti i fiksuar pas yllit të Real Madridit

E ardhmja e Karim Benzema duket se do të jetë te Napoli. Pak ditë më parë ishte vetë sulmuesi francez, i cili befasoi me një deklaratë në rrjetet sociale, ndërsa tani zërat për një largim të mundshëm i forcon më shumë media italiane, por edhe ajo në Spanjë. Napoli çdo ditë po interesohet te Real Madridi për mundësinë e nënshkrimit me super yllin francez. Kjo vjen pasi Juventusi befasoi të gjithë botën duke sjellë në Torino pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo nga Real Madridi, në atë që shumë e kanë quajtur si ‘marrëveshja e shekullit. Napoli po shpreson ta sjellë Benzema për t’i dhënë trajnerit të ri Carlo Ancelotti një lojtar që do të konkurrojë me Juventusin. Ancelotti u emërua si trajneri i të kaltërve pas largimit të Maurizio Sarri-t, i cili u transferua te Chelsea ndërsa nënshkroi kontratën e tij me klubin e Londrës perëndimore këtë mbrëmje.

Benzema do të ishte një afrim fantastik për Napolin, të cilët dëshirojnë të sfidojnë edhe një herë Juventusin për titullin e Serie A. Ata e humbën titullin në sezonin 2017/18 vetëm në ndeshjet e fundit dhe nëse dëshirojnë ta sfidojnë përsëri “Zonjën e Vjetër” edhe një herë këtë sezon duhet të bëjnë disa afrime të mëdha. Benzema mund të vendosë të largohet nga Real Madridi dhe një bashkim me ish-trajnerin Ancelotti e josh francezin. “Kanë kaluar  9 vjet që nga hera e parë që kam veshur këtë uniformë. Falenderoj presidentin, klubin, lojtarët dhe të gjithë trajnerët që kam pasur. Jam krenar që kam luajtur për këto ngjyra, do të jem mirënjohës përgjithmonë”, shkruajti kohët e fundit në “Instagram”, Benzema duke ngjallur shumë dyshim për të ardhmen e tij. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.