Ancelotti: Kam një strategji për të fituar, por nuk do të jetë e lehtë

Ancelotti: Kam një strategji për të fituar, por nuk do të jetë e lehtë

Pas barazimit në Beograd, Napoli pret Liverpool-in, finalistët e Champions League. Të kaltrit vijnë pas humbjes dërrmuese nga Juventusi në kampionat, megjithatë trajneri Carlo Ancelotti u shpreh se ekipi i tij duhet të mësojë nga gabimet. “Nuk është vendimtare, por nuk mund të gabojmë. Rezultati do të varet nga aftësia për të imponuar strategjinë tonë, duke menaxhuar më mirë momentet e vuajtjes që me siguri do të jenë”, pranoi Ancelotti në prag të sfidës. “Ne do të luajmë në mënyrë sulmuese, por me inteligjencë dhe mos të lemë hapësira pas”, shtoi ai.

Me çfarë bindjeje po përgatiteni për t’u përballur me Liverpool-in?

Ne duhet të kemi forcën dhe bindjen për të luajtur ashtu siç duam, siç kemi bërë disa momente kundër Juventusit. Ne nuk mund ta kontrollojmë gjithmonë ndeshjen, por duhet të përmirësohet në menaxhimin e momenteve të vështira që kundër ekipeve të nivelit më të lartë vijnë me forcë.

Formacioni që do të përdorni?

Unë kam një ide që do ta provoj në stërvitje. Kam ndryshuar shumë në këtë pjesë të parë dhe ndoshta do të ndryshoj edhe kundër Liverpool-it, por nuk ndryshon strategjinë dhe mënyrën se si luajmë.

Sa i fortë është Liverpooli?

Është një nga ekipet më të forta në Evropë. Ata gjetën vazhdimësinë e lojës dhe organizimit. Ata janë të mirë dhe mund të luajnë me intensitet të madh.

Çfarë prisni nga Salah?

Nuk e di nëse është 70 ose 80%, por nuk ndryshon se është futbollist i kualitetit shumë të lartë dhe do të jetë shumë i rrezikshëm.

A ishte sfida kundër Liverpool-it në verë një pikë fillimi?

Është një përvojë që na ka mësuar kaq shumë gjëra. Kjo lloj strategjie nuk do të zbatohet, ishte një miqësore dhe nuk donim të përqendroheshim shumë te kundërshtari, duke neglizhuar atë që kishim për të bërë. Hamsik dhe Ruiz nuk luajtën sëbashku, por kjo ishte një rastësi.

Çfarë ndodhi në Torino?

Tensioni ynë i lartë na ka sjellë disa avantazhe, atëherë ne jemi të frikësuar dhe humbasim topin. Kjo nuk na lejoi të shprehim cilësitë tona që dalloheshin kur mbetëm me dhjetë lojtarë. Kur gjithçka dukej e humbur ne u ndamë dhe cilësia jonë erdhi. Ekipi do të përmirësohet në këtë aspekt. Sidoqoftë unë shoh një ekip që arrin nivele të shkëlqyera të lojës dhe intensitet të madh. Ne kemi nevojë për më shumë vazhdimësi.

Çfarë kundërshtari është Klopp?

I vështirë, një mik dhe një trajner me përvojë të madhe. Ekipet e tij kanë një identitet të qartë: dinamizëm, grint dhe sulm vertikal. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.