Ancelotti: Në Paris duhet guxim për të luajtur mirë, kanë potencial të pabesueshëm

23 Tetor 2018

Pas suksesit kundër Liverpool-it, të mërkurën Napoli do të vizitojë PSG dhe kërkon një tjetër fitore. “Nuk është një ndeshje vendimtare, sepse ne kemi edhe takimin e kthimit”, thotë Carlo Ancelotti, që shtoi: “Mund t’i konsiderojmë të dyja ndeshjet vendimtare, është një detyrë e ndërlikuar, por ne jemi mësuar të luajmë lojëra të ndërlikuara, ku nuk jemi favorit. Kanë potencial të jashtëzakonshëm në sulm, por ndeshja me Liverpool-in na ka dhënë shumë vetëbesim”.

Trajneri i kaltër foli për filozofinë që do të ndjek ekipi: “Ne duhet të tregojmë atë që kemi. Duhet të tregojmë të gjitha cilësitë kundër një ekipi të vështirë kundër një kandidat për të fituar trofeun. Ne duhet të përqendrohemi në lojën tonë, strategjinë tonë, si gjithmonë. Pra, lojtarët do të ndjehen më të lehtë: kundër Liverpool-it gjëja më pozitive ishte vëmendja përtej strategjisë, sepse përndryshe nuk funksionon. Ne jemi këtu për të luajtur mirë”.

Ancelotti kthehet në Paris pasi stërviti klubin nga viti 2011 deri në vitin 2013: “Kam kujtime të mira, kam përmirësuar njohuritë e mia, Tuchel, e kam takuar në Gjermani në Dortmund, jemi miq, biseduam në Gjenevë”.

Në “Parc des Princes”, një vit më parë, Ancelotti diskutoi ndeshjen e tij të fundit në stolin e Bayernit: “Çfarë ka ndryshuar? Shumë gjëra, PSG ka ndryshuar gjithashtu, trajneri, Bayern. Gjendja ime ka ndryshuar shumë, vitin e kaluar kur isha këtu kisha besimin e 4-5 lojtarëve, tani ndjej besimin e të gjithë lojtarëve dhe mjedisit”.

Diferencat mes Liverpool dhe PSG – “Janë dy skuadra të mëdha, por të ndryshme, kështu që ne do të ndryshojmë diçka në strategjin tonë. Diawara mund të luajë nesër, ai është kthyer nga ekipi kombëtar në gjendje të mirë. Nuk e kam përdorur shumë, por ai më ka kënaqur sa herë që luan. Ai është shumë i ri dhe mund të përmirësohet. Ne kemi shumë besim tek, por ai vetëm ka nevojë për kohë për të fituar përvojë”. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan