Ancelotti refuzon PSG-në, dëshiron rikthimin në Angli

Carlo Ancelotti e ka bërë të qartë tashmë faktin që nuk dëshiron të rikthehet te Paris Saint-Germain. Tekniku italian është i interesuar për një rikthim të mundshëm në Premier League. Klubi francez po shikonte mundësinë e zëvendësimit të Unai Emery me ish-trajnerin e Real Madrid, por siç duket kjo është e pamundur. Gjigantët parisienë janë gati të paguajnë edhe më tepër që italiani të marrë drejtimin e ekipit por 58-vjeçari nuk është aspak i interesuar për këtë.

Ancelotti është rikthyer në Londër dhe është gati të punojë përsëri në kampionatin anglez. Chelsea është një ndër ekipet që mendohet të ketë shfaqur interes për italianin por për momentin favoriti për të pasuar teknikun Conte është ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique. Ancelotti do dëshironte të punonte me Arsenal, por klubi favorizon një trajner më të ri kur të ikë Wenger. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan