Ancelotti thuhet se e ka telefonuar Icardin që të kalojë te Napoli

12 Gusht 2019

Tashmë është bërë e ditur se Mauro Icardi e dëshiron largimin nga Interi në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi argjentinas nuk dëshiron të luajë më te Nerazzurët, derisa po e preferon kalimin te Juventusi, mirëpo marrëveshja duket e vështirë.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Carlo Ancelotti e ka telefonuar Mauro Icardin për një transferim të mundshëm te Napoli.

Trajneri italian është i bindur se mund ta transferojë sulmuesin 26-vjeçar në stadiumin San Paolo, por duhet të arrij marrëveshje edhe me drejtuesit e klubit kundërshtar.

Lexo po ashtu: Napoli i ofron Icardit 10 milionë euro pagë në sezon

Mediumi italian më tej raporton se Interi po refuzon ta shesë Icardin te Zonja e Vjetër, në mënyrë që mos ta forcojë kundërshtarin direkt për titull.

Duket se marrëveshja mes Napolit dhe rivalit nga Serie A për sulmuesin problematik mund të arrihet qysh në këtë javë për një shumë rreth 95 milionë euro. /Telegrafi/

www.telegrafi.com