Ancelotti vendos për të ardhmen, 4 arsyet pse i tha ”jo” Italisë

Carlo Ancelotti nuk do të jetë trajneri i Italisë, pasi i ka thënë jo Federatës Italiane të Futbollit. Një javë më parë ai ka pasur një takim me Costacurta-n dhe Fabbricini-n, duke biseduar gjerë e gjatë, por sa duket nuk është bindur për të marrë drejtimin e “axurrëve”, që mbetën pa trajner pas largimit të Gianpiero Ventura. Tashmë dy janë alternativat për stolin e Italisë: Roberto Mancini dhe Caludio Ranieri. I pari është në krye të Zenit-it në Rusi, kurse tjetri drejton Nates në Francë.

Costacurta, i cili ka punuar në të shkuarën me Ancelotti-n te Milani-n, dëshironte shumë që të bëhej ai trajneri i Italisë, ndërkohë që në takimin e së hënës u fol edhe për programin dhe termat ekonomikë të kontratës. Ish-trajneri i Bayern Munchen nuk ktheu asnjë përgjigje, duke kërkuar kohë të mendohej dhe tanimë ndodhet në Kanada pranë familjes së tij. Kjo javë i shërbeu atij për ta menduar ofertën dhe përgjigja ka qenë jo.

Por pse Ancelotti nuk e ka pranuar stolin e Italisë? Corriere dello Sport raporton edhe arsyet se pse ka thënë jo dhe e para ka të bëjë me situatën në Federatën Italiane të Futbollit. Aktualisht i emëruar është Roberto Fabricini, por gjërat aty pritet të ndryshojnë.  Arsyeja e dytë lidhet me faktorin sportiv. Tekniku italian mendon se ende mund të punojë në terren dhe kërkon të jetë trajner edhe për disa kohë dhe jo të kthehet në një selektor.  Arsyeja e tretë lidhet me të dytin dhe në drejtim të këtij ka një ofertë, ndaj edhe po pret ta konkretizojë dhe të vazhdojë të drejtojë një klub. Aspketi financiar është një tjetër arsye se pse Ancelotti i ka thënë jo Italisë, pasi paga e ofruar është më e ulët se ajo e Antonio Conte-s, që ka qenë trajneri më i paguar i Italisë, me një pagë që ishte mbi 4 milionë euro. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan