Ander Herrera në gjyq për kurdisje: Paratë erdhën në llogarinë time gabimisht, ia ktheva menjëherë presidentit

05 Shtator 2019

Është duke u mbajtur një gjyq, ku po hetohet ndeshja Levante – Real Zaragoza, e zhvilluar në vitin 2011, që dyshohet për trukim.

Sot ka pasur disa dëshmitarë dhe ata kanë qenë ish-lojtarë.

Ander Herrera ishte njëri ndër ta, pasi në atë kohë luante te Zaragoza dhe i është përgjigjur prokurorëve rreth asaj sfide.

Ander Herrera te Real Zaragoza . (Photo by David Ramos/Getty Images)

“Nuk kam marrë asnjë bonus nga Real Zaragoza apo ndonjë klub tjetër”.

Ai është pyetur për një bonus parash që kanë shkuar në llogarinë e tij, gjë që e ka mohuar.

Pamje nga gjyqi

“Jo, nuk ishte bonus, ishte një transaksion i gabuar në llogarinë time. Mora paratë në stërvitje atë ditë dhe ia ktheva presidentit”.

“Nuk kam nënshkruar asnjë dokument për atë shkëmbim parash, dhe prandaj jam sot këtu”, ka thënë ai. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan