Andy Lonergan thotë se Shaqiri është sulmuesi që ai e urren të përballet në stërvitje – para treshes së Liverpoolit

02 Gusht 2020

Portieri në largim i Liverpoolit, Andy Lonergan ka thënë se e urren që të përballet me Xherdan Shaqirin në stërvitje.

36-vjeçari do të kërkojë një aventurë të re në këtë verë, pasi te The Reds kontrata i ka skaduar në përfundim të këtij edicioni, derisa ka shijuar titullin e Ligës Premier.

Lonergan e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Championship para se të Kalonte te Liverpoolit në verën e kaluar.

Por, ai tani ka zbuluar se as Mohamed Salah, Sadio Mane e Roberto Firmino nuk e kanë rrezikuar në stërvitje më shumë se Xherdan Shaqiri me gjuajtjet e tij precize.

“Askush nuk më ka befasuar në stërvitje, pasi të gjitha janë të pabesueshëm në teknikat e tyre””, ka thënë Lonergan për Liverpool Echo.

“Ai që e urrej të përballem në stërvitje është Shaqiri. Kur ai gjuan, mund të bëjë çfarë të dëshirojë me këmbën e tij të majtë”.

“Çdo herë kur luajmë dhe ndahemi në dy grupe me nga pesë lojtarë, i them: ‘Të lutem, ji me mua në ekip’, pasi nëse ju jeni kundër tij, ai ka disa magji për të shënuar”, ka shtuar më tej ai.

Shaqiri lidhet me një largim nga Liverpooli, derisa është ende e paqartë se ku do të vazhdojë aventurën. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com