Andy Murray braktis “Australian Open”

Andy Murray ka vendosur që të tërhiqet nga turneu i tenisit “Australian Open” për shkak të një dëmtimi serioz, i cili e ka mbajtur larg fushave të tenisit në gjashtë muajt e fundit.
Ai ka probleme me kofshën dhe edhe pse dëshironte që të ndeshej në turneun që do të zhvillet në Brisbane, këtë mëngjes vendosi që ta braktisë.
Tenisti skocez nuk është ndeshur që nga çerekfinalet e vitit të kaluar në turneun e "Wimbledon-it".
Murray ka frikë se në gjendjen fizike aktuale, nuk mund t’i bëjë ballë konkurrentëve dhe të luajë në nivelet më të larta, sidomos në sfidat me pesë sete.
Skocezi është emri më i madh i larguar nga “Australian Open” deri më tani.