Anët e tjera të Sindrit Gurit: Nga Messi e Van Basten, te mesazhi për Panuccin

Ti mund ta lexosh kete ne 5 min.
11 Mars 2018 08:58
Rrëfimi i sulmuesit të Kukësit

Sindrit Guri vazhdon të shënojë. Ndaj Teutës e gjeti rrugën e rrjetës dy herë dhe sigurisht që deri në fund të sezonit do dëshirojë të shënojë sa më shumë, pasi do i vlente si për klubin aktual, ashtu edhe në aspektin personal për të marrë ofertën e duhur nga jashtë vendit. Ndryshe nga shumica e lojtarëve të Superiores, ai zotëron pasaportën italiane, që e favorizon shumë atë për të luajtur në kampionate elitare. Në një intervistë të gjatë të dhënë në emisionin “Zona Gol” në Supersport ai ka folur për shumë gjëra, nga idhujt e tij, Kombëtarja dhe e ardhmja.

Cila është skuadra për të cilën bëni tifo?
Unë jam tifoz i Barcelonës dhe fans i Lionel Messit. Ai është lojtari më i madh në botë, por edhe Barça është mjaft e konsoliduar si skuadër, një ekip elitar.

Do të doje të kishe një lojtar si Messi në ekip, i cili dominon lojën dhe mbyll hapësirat për kolegët?
Messi zgjidh shumë mirë situatat, ndaj e meriton t’i lihet sa më shumë hapësirë. Pjesa tjetër e skuadrës duhet të punojë për të mbuluar hapësirat boshe dhe për të kompensuar ato që Messi nuk i bën dot. Pra, për sa kohë që Messi e mban mirë topin, pse të mos e mbajë dhe t’i shërbejë ekipit.

Si e zgjodhe pozicionin ku luan sot në fushë? Ndikoi ndonjë person i caktuar, apo ishte dëshira juaj?
Të gjithë kur janë të vegjël kanë dëshirë të bëhen sulmues, por me kalimin e kohës kuptojnë që nuk ia dalin dhe tërhiqen më pas. Unë shyqyr zotit kam bërë mirë në sulm dhe më ka ecur karriera në atë pozicion.

Cili ka qenë trajneri që ju promovoi dhe mbështeti?
Që fëmijë kam qenë pjesë e K.F Akademia Shkodra, në të njëjtin ekip moshash me Hysajn dhe Vajushin. Aty kemi hedhur hapat e parë të karrierës, ku kemi pasur trajnerë të ndryshëm.

Nga fiziku ngjan më shumë me Cristiano Ronaldon. Mos ke ngatërruar preferencë?
Jo, në fakt Ronaldo është shembulli ideal se si një njeri mund të arrijë shumë lart, nëse punon shumë. Ndërsa Messi është ai që është falë talentit që ka. Pra Ronaldo duhet të shërbejë si shembull dhe frymëzim për ne futbollistët.

Çfarë ke mësuar nga trajneri Gjoka vitin e kaluar? Po nga Pero Pejiç?
Me profesor Gjokën, por edhe të tjerë, kam mësuar gjithmonë shumë. Gjoka më ka ndihmuar që të piqem profesionalisht dhe të punoj me kokën ulur, duke pranuar edhe stolin, gjë që është shumë e rëndësishme për një lojtar. Peroja ka qenë një shkollë dhe përveçse më këshillonte, më inkurajonte duke më thënë se unë do të isha pasuesi i tij te Kukësi.

Sa i rëndësishëm është zëvendëstrajneri në një skuadër?
Është shumë i rëndësishëm, pasi është pikërisht ai që bën lidhjen mes trajnerit dhe ekipit. Duhet të jetë një njeri mjaft i komunikueshëm, që të dijë të ruajë balancat dhe marrëdhëniet me lojtarët. Ne për fat të mirë kemi Hallaçin, të cilin e kemi pasur kapiten dhe shok skuadre sezonin e kaluar. Ai e bën në mënyrë perfektë detyrën e tij. Bisedon qetë me ne dhe ia transmeton çdo gjë me korrektesë trajnerit Pacult.

U ringjalle te Korabi dhe po shkëlqen te Kukësi. Çfarë ka të veçantë kjo zona e verilindjes?
Nuk e di, ndoshta është ajri, por edhe uji më cilësor në këto zona (qesh)…

Kujt sulmuesi do të doje t’i ngjaje?
Do të doja t’i ngjaja Van Bastenit, sepse jam edhe tifoz holandez. Ka qenë një futbollist i jashtëzakonshëm.

Shkodra ka nxjerrë shumë sulmues. Si shpjegohet kjo?
Ndoshta sepse kemi dëshirë të shënojmë dhe të ndihmojmë ekipin për të marrë fitoret. Dëshira për të udhëhequr skuadrën, ndoshta ndikon për t’u pozicionuar në sulm. Gjithsesi, Shkodra dhe Vllaznia kanë nxjerrë lojtarë të mëdhenj edhe në reparte të tjera.

Si u transferuat te Kukësi?
Thjesht kisha bërë një sezon të mirë në Kategorinë e Parë me Korabin dhe pastaj Dritan Dervishi, që ishte Drejtor Sportiv i Kukësit, më sugjeroi t’i bashkohem Kukësit. Deri tani jam shumë i lumtur për zgjedhjen që kam bërë sepse çdo gjë po shkon mirë.

Shumë thonë se ti je i denjë për t’u grumbulluar në Kombëtare. A mendoni se është viti i duhur ky, apo duhet të largohesh nga Kukësi për të marrë ftesë në Kombëtare?
Nuk mendoj se duhet të largohem nga Kukësi për të marrë ftesën. Kombëtarja duhet të ketë vëmendje edhe në Kategorinë Superiore, pasi është një shtysë më e madhe edhe për ne. Duhet të stimulohen edhe lojtarët këtu, jo thjesht të thirren lojtarët pa ekip, për t’u ndihmuar.

A ju ka mbërritur një ftesë për miqësoren me Norvegjinë?
Deri tani jo, por uroj të jetë rrugës. Do të lumturohesha shumë, po të ftohesha në Kombëtare.

A zhvilloni përgatitje të veçantë, në krahasim me pjesën tjetër të skuadrës?
Trajneri Pacult ka qenë sulmues në karrierën e tij dhe me të komunikoj shpesh. Më këshillon dhe më ka mësuar shumë lëvizje në fushë, ndaj edhe rezultatet po shihen. Unë mendoj se edhe Kategoria Superiore ka shumë nivel dhe konkurrencë, ndaj edhe këtu ka element që mund të japin kontributin e tyre në kombëtare.

Si ka qenë eksperienca juaj me ekipet e moshave të Kombëtares?
Me U-17 nuk kam qenë pjesë, ndërsa me U-19 kam luajtur një edicion si titullar, me trajnerin Skënder Gega. Edhe te Shpresat u ftova në 2-3 ndeshje, por nuk luajta më pas, tejkalova moshën.

Ke pasur oferta nga jashtë?
Kemi pasur shumë bisedime me klube të ndryshme, por tani jam përqendruar të luaj sa më shumë dhe të bëj sa më mirë te Kukësi. Edhe klubi ka pasur ofertat e veta për mua, por të shohim. Gjithashtu kam edhe favorin që kam pasaportë italiane, pra nuk jam ekstrakomunitar në Europë.

Pse nuk festuat kur shënuat ndaj Vllaznisë?
Nuk kisha arsye për të festuar, pasi është skuadra ku unë kam hedhur hapat e parë në karrierë dhe është qyteti im, ndaj e ndjeva se duhet ta respektoj. Si profesionist kisha detyrë të shënoja, por si futbollist shkodran duhet të respektoja skuadrën dhe publikun.

Ku e shikoni veten në të ardhmen?
Edhe një vit jam i lidhur në kontratë me Kukësin, ndërsa më pas kam dëshirë të provoj veten në një kampionat më të fortë dhe më të vështirë sesa Kategoria Superiore. Nuk lë Shqipërinë për një kampionat të një niveli të përafërt.

Si i keni marrëdhëniet me Gjicin?
Gjici është shumë kërkues dhe kjo është normale, por edhe një motivim për ne. Ka bërë shumë mirë që na ka sjellë Nexhipin, pasi ai është njeri i futbollit dhe kemi mundësi të flasim më mirë për shqetësimet tona dhe të ndihemi më mirë psikologjikisht.

Zgjohen te Partizani, njoftohet lëvizja e tretë merkatos

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 15:24

Partizani deri më tani ka njoftuar për zëvendësimin e Klevis Dalipit me Skënder Gegën, ndërkohë që është konfirmuar edhe mbyllja e bashkëpunimit me mbrojtësin Blerim Kotobelli. Kanë ikur nga ekipi edhe mesfushorët Idriz Batha dhe Arbnor Fejzullahi, por në lidhje me këta dy lojtarë nga ana e klubit të kuq nuk ka pasur asnjë njoftim. Atyre u kanë mbaruar kontratat dhe nuk kanë rinovuar, ndërkohë që i fundit që largohet është sulmuesi Emran Ramadani. I afruar në janar, 26-vjeçari luajti vetëm në gjashtë ndeshje si zëvendësues me të kuqtë dhe shënoi një gol në fitoren 6-0 ndaj Lushnjës. Ramadani nuk do të jetë largimi i vetëm, pasi edhe Alban Sulejmani pritet të zyrtarizohet si lojtar i lirë. Ky i fundit u mor në verë nga Legia e Varshavës, por nuk pati hapësira, çka ka bërë që palët të mendojnë për të vijuar të ardhmen në drejtime të ndryshme.

NJOFTIMI I PARTIZANIT – “Klubi njofton përfundimin e bashkëpunimit me Emran Ramadanin. Palët vendosën sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre dhe mesfushori 26 vjeçar, nuk do të vijojë të jetë pjesë e 15-të herë kampionëve të vendit. Klubi falënderon Emran Ramadanin për kontributin e dhënë te Partizani, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierë”, shkruhet në njoftimin e bërë nga klubi i Partizanit në faqen zyrtare në “Facebook”. Deri më tani te Partizani nuk kanë njoftuar për asnjë afrim. Tifozët po presin me padurim të mësojnë se cilët do të jenë futbollistët që do të afrohen në ekip para ndeshjeve në Europa League kundër sllovenëve të Maribor. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Shkëlqeu ndaj Polonisë, Mina ka një mesazh për Barcelonën

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 15:08
Mbrojtësi është i vendosur

Mbrojtësi kolumbian, Yerry Mina bëri një ndeshje fantastike mbrëmjen e djeshme ndaj Polonisë me përfaqësuesen e tij në kuadër të ndeshjes së dytë ne Grupin H. Në përballjen e parë fatkeqësisht humbën 2-1 ndaj Japonisë pasi luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e tretë e takimit, pas daljes me të kuq të mesfushorit Carlos Sanchez.

Mina ishte një nga lojtarët që spikati më shumë në fitoren 3-0 ndaj Polonisë në “Kazan Arena”, edhe pse “Lojtari i ndeshjes” u shpall mesfushori i Real Madrid i huazuar te Bayern Munich, James Rodriguez. Ai shënoi edhe golin e avantazhit për ekipin në minutën e 40-të të takimit, i pasuar nga Falcao (70’) dhe Juan Cuadrao (75’). Skuadra e Pekerman ia doli që të fitojë tre pikë me shumë vlerë që i mbajnë akoma me shpresa për të kaluar raundin, por kjo do të shihet nëse arrijnë fitore në takimin e fundit ndaj Senegalit.

23-vjeçari në përfundim të takimit ka folur edhe për aventurën e tij të re me ekipin e Barcelonës.

“Për mua Barcelona është skuadra më e mirë në botë. Nuk dua të largohem nga “Camp Nou” dhe kurrë nuk kam dashur të bëj diçka të tillë. Më pëlqen ai klub, qyteti, njerëzit dhe shokët e skuadrës... gjithçka”- tha lojtari pas ndeshjes së fituar me polakët.

Mina shtoi më tej se ishte i lumtur shumë për arritjen e fitores dhe mbështetjen që i japin shokët e skuadrës.

“Është e mrekullueshme, sepse gjithnjë më mbështesin dhe këto janë momente gëzimi për mua. Tani jam i qetë. I kam bërë gjërat në mënyrën time më të mirë dhe gjithmonë përpiqem që të përmirësohem për të kapur nivelin tim, e cila është ajo që dua më shumë”- përfundoi ylli i ri i katalanasve. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Uruguai dhe Rusia përballen për vendin e parë, nisin llogaritjet

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Qershor 2018 15:04
Formacionet zyrtare

Pas pak minutash do të nisë të luhet ndeshja e fundit e grupit A në Kupën e Botës mes Uruguait dhe Rusisë. Kjo përballje është e vlefshme vetëm për përcaktimin e vendit të parë të grupit, për shkak se Rusia ka golavarazhin 8-1, që do të thotë se vetëm fitorja i bën punë amerikano-latinëve për të marrë vendin e parë.

Rezultati që do të prodhojë kjo sfidë do të përcaktojë dhe shortin për takimin e radhës, që do të jetë ai i 1/8-ave të Botërorit. Vendi i parë i grupit A do të përballet me vendin e dytë e grupit B, ndërsa vendi i dytë i grupit A do të përballet me të parin e B-së. Që do të thotë se do të bëhen përllogaritjet duke parë që një mes Spanjës dhe Portugalisë do të jetë kundërshtari i tyre direkt për të vijuar rrugën në Botëror.

Në fushë të dy trajnerët kanë aktivizuar lojtarët e tyre më të mirë, duke mos kursyer asnjë, që do të thotë se emocionet do të jenë të pranishme. Me sa duket, lufta për vendin e parë bëhet me “laps e letër në dorë”. Fitorja vlen më shumë për rritje morali. /EDS/

Formacionet zyrtare:

Uruguai – Rusi 16:00

Uruguai: Muslera, Godin, Bentacur, Nandez, Suarez, Torreira, Vecino, Laxalt, Coates, Cavani, Caceres. Trajner: Oscar Tabarez

Rusi: Akinfec, Kutepov, Ignashevich, Cheryshev, Gazinskii, Zobnin, Kudriashov, Al Miranchuk, Samedov, Dzyuba, Smolnikov. Trajner: Stanislav Cherchesov

Gjyqtarë: M. Diedhiou, D. Camara, E. Samba, T. Bamlak

Stadiumi: Samara Arena

Kapaciteti: 44918 spektatorë

************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Zyrtare, fantazisti Nijas Lena bëhet me ekip të ri

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 14:54

Tashmë kanë marrë fund dilemat për të ardhmen e mesfushorit Nijas Lena. Strugani ka arritur marrëveshjen me ekipin e vendlindjes dhe rikthehet në këtë mënyrë në Maqedoni për të vijuar karrierën. “Nijas Lena, një nga futbollistët me karrierë më të pasur në futbollin strugan i bashkohet ekipit tonë. Gjithashtu i urojmë ditëlindjen futbollisti më të ri të FC Struga Trim & Lum”, shkruhet në njoftimin e klubit shqiptar, që garon në ligën e dytë të futbollit në Maqedoni. Vjet ky ekip u rendit në vendin e katërt në grupin e perëndimit dhe sivjet kërkon të ngjitet në elitën e futbollit maqedonas.

Sa i takon ofertave për Lenën, edhe Shkupi e donte mesfushorin 32-vjeçar, që verën e shkuar veshi fanellën e Teutës në Kategorinë Superiores. Pas gjashtë muajsh me durrsakët ai u largua, por duke qenë se kishte luajtur në kupat e Evropës me Kukësin, nuk mund të luante në kampionatet që kishin nisur në verë. Kështu ai kërkoi për një tjetër ekip dhe zgjidhja i erdhi nga Gjeorgjia. Me skuadrën e Telavi luajti në nëntë takime dhe më pas u largua.

Lena donte të luante dhe iu krijua kjo mundësi, ndaj edhe rikthimi pranë familjes ishte prioritet. Do kishte dashur të luante sërish në Superiore, por e ka bindur Struga. Në Shqipëri ai ka spikatur me Flamurtarin. Aty ai ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës, teksa ka luajtur me fanellën kuqezi për pesë sezone e gjysmë. Në janar të vitit 2010 linte Milano Kumanovën dhe provonte eksperiencë e parë në Superiore. Tani rikthehet në Maqedoni për të ndihmuar Strugën. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.