Angel Gomes e ka vendosur të largohet nga Manchester United – Chelsea, favoritë për transferimin e tij

29 Qershor 2020

Manchester United do të humbë njërin ndër lojtarët më të talentuar të akademisë në këtë javë.

Angel Gomes do të largohet nga Old Trafford këtë të martë, e që një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga Ole Gunnar Solskjaer në konfedrencë për media.

“Angel është një top talent dhe shpresojë që ai të qëndrojë këtu për shumë vite. Ne i kemi ofruar kontratën e re dhe duam që ai të nënshkruajë, në rast se jo, i dëshiroj shumë fat”, ka thënë trajneri norvegjez.

"It seems like they haven't managed to agree"

Ole Gunnar Solskjær admits young star Angel Gomes is set to leave Man Utd for free when his contract expires tomorrow

More: https://t.co/TXG343rBze pic.twitter.com/PDmG7aUttC

— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) June 29, 2020

“Me atë çfarë kam kuptuar, gjërat nuk janë larg – por nëse ai nuk rinovon, ne i urojmë atij vetëm sukses. Nuk kam dëgjuar se ai ka pranuar të nënshkruajë kontratën dhe nuk kam asnjë lajm”, ka shtuar më tej ai.

19-vjeçari është pjesë e Djajve të Kuq që nga mosha nëntë vjeçare dhe tani duket se ai do të largohet.

Angel Gomes – Manchester United’s Bright Young Star! ⭐️ @agomes_47 pic.twitter.com/6ZQMy5kk1p

— MUFCComps (@MUFCComps) June 13, 2020

Chelsea është favoritë për transferimin e tij dhe më gjasë do të transferojë atë qysh në këtë javë.

Kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe The Blues mund të marrin atë me parametra zero, ndërsa në garë për të janë edhe skuadra si Barcelona, Arsenal, Real Madrid, Liverpool, Paris Saint-Germain dhe Manchester City. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com