Anglezët i frikësohen Gjermanisë, stërviten me topa mjekësorë

Gareth Southgate sot ka punuar në një mënyrë të veçantë me lojtarët e Anglisë. Me synimin që të mposhtë Gjermaninë në miqësoren e nesërme, trajneri i “Tre luanëve” përdori topa mjekësorë për të ndihmuar fizikisht lojtarët. Ata kanë masë nga 1 deri në 11 kg, por mund të jenë edhe më të rëndë, nëse porositen.

Nëse nuk i keni parë ndokund tjetër më parë, dijeni se këto topa përdoren për të rritur forcën “shpërthyese” të sportistëve, sidomos para garave apo ndeshjeve.

“Ne kemi një përqindje të madhe të tifozëve të cilët na ndjekin gjithmonë. E kemi parë në Lituani, ku ata na mbështetën në fund të takimit. Pra, kudo kemi tifozë. Nuk merrem me akuzat e medieve apo të njerëzve larg kombëtares. Këtë do ta shfrytëzojmë ndaj Gjermanisë, e cila është zhvilluar akoma më shumë, edhe pse ka fituar Botërorin. Ndeshjen nuk do ta trajtojmë thjesht si miqësore, por si një mundësi për të treguar se jemi edhe në të mëdhenj”, – u shpreh sot Southgate.