Anglezët të sigurt: Sarri largohet nga Chelsea, e presin në Itali

15 Maj 2019

Siguroi një vend në Champions dhe është në garë për të fituar trofeun e Ligës së Europës. Nëse do t’ia dilte, ky do të ishte I rëndësishëm, por jo i mjaftueshëm për të shpëtuar pankinën e Maurizio Sarri. Tekniku italian nuk e fitoi asnjëherë zemrën e tifozëve të Chelsea, por edhe të drejtuesëve të klubit londinez, padronit Roman Abramoviç mbi të gjithë.

Sarri

Për këtë arsye në Angli janë të sigurt se aventura në Premier League e trajnerit do të mbyllet më 30 maj, menjëherë pas finales së Ligës së Europës kundër Arsenalit. Mediat britanike zbulojnë se Blutë e Londrës kanë nisur prej kohësh punën për të gjetur trajnerin e ri, ndërsa edhe Maurizio Sarri po vlerëson ofertat e shumta nga klubet më të mëdhenj të futbollit italian.
(balkanweb)

www.balkanweb.com