Anglia dy pikë larg “Rusi 2018”, përmbys Sllovakinë (video)

Anglia ka fituar me vështirësi 2-1 ndaj Sllovakisë në takimin e zhvilluar në “Wembley Stadium” në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”. “Tre luanët” janë dy pikë larg kualifikimit për finalet e Kupës së Botës në verë të ardhshme pas suksesit kundër sllovakve.Të besuarit e Gareth Southgate e panë veten në disavantazh në minutën e tretë të ndeshjes kur Stanislav Lobotka shënoi nga afër.Në minutën e 37′ mesfushori Eric Dier me një goditje të lehtë barazoi ndeshjen pas krosit të Marcus Rashford nga goditja e këndit.Edhe një minutë para se të mbushej një orë lojë Rashford dyfishon rezultatin duke kaluar për herë të parë Anglinë në avantazh pas një godijte nga distanca.https://www.youtube.com/watch?v=-mM-NDGR2EAMe këtë sukses anglezët e renditet në krye të Grupit F me 20 pikë, pesë më shumë se Sllovakia në vendin e dytë me dy ndeshje për të luajtur.Në ndeshjet e tjera Sllovenia ka shkatërruar 4-0 Lituaninë ndërsa Skocia ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 kundër Maltës.

Standings provided by Sofascore LiveScoresofa_embed(‘sofa-standings-embed-1762-10585’, window);