Anglia fton tre lojtarë të rinj, mbetet jashtë Wilshere

Joe Gomez, Ruben Loftus-Cheek dhe Tammy Abraham janë ftuar nga trajneri Gareth Southgate në kombëtaren angleze.

Tre lojtarët e rinj do të jenë pjesë e listës për dy ndeshjet miqësore që britanikët do të zhvillojnë më 10 dhe 14 nëntor ndaj Gjermanisë dhe Brazilit.

Përfaqësuesja angleze përmes një statusi të publikuar në “Twitter” ka konfirmuar emrat e tre futbollistëve të rinj që tekniku i “Tre luanëve” ka afruar në kombëtaren e madhe.

Tekniku Southgate ka lënë jashtë liste, yllin e Arsenal, Jack Wilshere. 

“Nuk e Kuptoj se si mund të pretendosh të ftohesh në kombëtaren e Anglisë, nëse ti nuk luan te skuadra jote, Arsenal”- ka thënë ai për mesfushorin 25-vjeçar.