”Anglia nuk ka bërë ende asgjë në Botëror”

27 Qershor 2018

Maruane Fellaini thotë se te Anglia duhet të qetësohen pasi kanë marrë hov duke pretenduar se mund të fitojë Kupën e Botës, por nuk kanë bërë ende asgjë në këtë turne. Pas dy ndeshjeve të para në grup, ku ka shënuar 8 gola, Anglia ka filluar të renditet mes pretendenteve kryesore për ta fituar turneun, e frymëzuar nga kapiteni Harry Kane, i cili ka realizuar 5 herë.

Por para ndeshjes së ditës së enjte mes dy skuadrave, që do të vendosë edhe vendin e parë në grup, Fellaini tha se skuadra e Southgate duhet të zbresë me këmbë në tokë pasi nuk kanë mundur ndonjë kundërshtar me nivel deri tani, njëlloj si Belgjika.

“Ne duhet të qendrojmë të qetë, të luajmë kundër Anglisë, të tregojmë çfarë mund të bëjmë dhe të kalojmë në hapat e radhës. Unë nuk luaj për Anglnë, por është njëlloj edhe për Belgjikën”, tha mesfushori i Manchester United.

“Mendoj se të dy skuadrat, Panamaja dhe Tunizia, nuk po them se janë të lehta, por fitorja ndaj tyre nuk duhet të llogaritet. Për mua është normale të fitosh ndaj kundërshtarëve të tillë. Tani që jemi kualifikuar do të shohim nëse jemi të mirë apo jo, Anglia dhe Belgjika”.

Fellaini nuk ka luajtur titullar në dy ndeshjet e para, por Belgjikën e udhëheq në sulm një treshe nga Premier League, që i njeh mirë lojtarët anglezë, si Hazard, Lukaku dhe De Bruyne. “Mundësitë janë 50-50. E dimë që Harry Kane mund të shënojë gola, por ne kemi Romelu Lukaku dhe Michy Batshuyi, që gjithashtu mund të shënojnë. Çdo ndeshje është e rëndësishme. Duhet të tregojmë cilësinë tonë dhe t’i bëjmë skuadrat e tjera të kuptojnë se është e vështirë të mundësh Belgjikën”./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan