Anglia shpreson të përsërisë fitoren e 20 viteve më parë me Tunizinë (Formacionet zyrtare)

18 Qershor 2018

Anglia nis aventurën e saj në Kupën e Botës kundër Tunizisë, pikërisht siç ka bërë 20 vjet më parë në Botërorin 1998. Në atë takim, trajneri i tanishëm i “3 Luanëve” Gareth Southgate ishte në formacion, dhe ndihmoi të tijtë të fitonin 2-0, ndërsa pritet që edhe sot rezultati të jetë i ngjashëm.

Southgate do ta nisë lojën me një rreshtim 3-5-2, me dyshen Sterling – Kane në sulm, të mbështetur nga Trippier dhe Young nga krahët. Në qendër, Dele Alli, Henderson dhe Lingard do të organizojnë lojën, ndërsa Walker, Stones dhe Maguire do të formojnë treshen e prapavijës që do të rreshtohet para portierit të ri Pickford.

Anglia vjen në Botëror si fituese e grupit të saj kualifikues, ndërsa Tunizia ka hasur shumë më tepër vështirësi në kualifikueset afrikane, duke kaluar në grup me vetëm 1 pikë Kongon. Ka kaluar saktësisht një vit që kur Anglia është mundur për herë të fundit, 3-2 nga Franca në qershor 2017, ndërsa Southgate është mundur vetëm dy herë që kur ka marrë drejtimin e anglezëve. Që prej asaj mbrëmjeje në Paris, Anglia nuk ka humbur për dhjetë ndeshjet e ardhshme.

Ndeshja e fundit e Tunizisë është një humbje 1-0 nga Spanja, por në përgjithësi forma e afrikano-veriorëve nuk ka qenë e mirë dhe vështirë të mendohet se mund t’i hapin probleme yjeve anglezë si Kane e të tjerë…/EDS/

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan