Ankth në Serinë A, presidenti i klubit të madh rezulton pozitiv me Koronavirus. Mund të ketë infektuar edhe…

10 Shtator 2020

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Pas një testi të kryer së fundmi, De Laurentis ka zbuluar se është pozitiv me koronavirus. 

Për këtë ankthi i ka kapluar të gjithë në Serinë A, pasi ditën e djeshme presidenti napolitan ishte i pranishëm në një mbledhje të Ligës.

Mediat italiane shtojnë se De Laurentis nuk është asimptomatil dhe thuhet se së bashku me të pozitiv ka dalë edhe një anëtar i familjes.

Kjo ka ngjallur frikë edhe te presidentët e tjerë të Serisë A, të cilët kanë qenë dje në mbledhjen e Ligës dhe mund të jenë të detyruar të futen në karantinë.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com