Ansu Fati: Dua të kaloj gjithë karrierën te Barcelona

07 Nëntor 2019

Ansu Fati ka thanë se dëshiron të qëndrojë për gjithë jetën te klubi katalunas, Barcelona.

Fati, tani 17-vjeçar, foli për herë të parë që kur bëri debutimin e tij për ekipin e parë në një intervistë për Barça TV.

Ai tregoi se ndihet i lumtur që ka debutuar me një klubi si Barcelona, ndërsa nuk ka fshehur dëshirën për të qëndruar gjithë jetën në Camp Nou.

Lexo po ashtu: Barcelona do t'i vendosë klauzolë 200 milionëshe Ansu Fatit

“Gjithmonë kam dashur të jem këtu. Kjo ka qenë ideja ime që nga fillimi dhe shpresoj se mund ta kaloj tërë jetën time këtu”, ka thënë fillimisht Fati.

Reprezentuesi i talentuar spanjoll ka shtuar se asgjë nuk ka ndryshuar që nga debutimi i tij.

Lexo po ashtu: Talenti 16-vjeçari Ansu Fati debuton me Spanjën U-21

“Jam i qetë, duke u përpjekur të bëj gjëra normale. Këta (lojtarët e ekipit U19 dhe ekipit B) janë shokët e mi të skuadrës dhe do të vazhdojnë të jenë”.

“Unë e kaloj tërë ditën me ta dhe asgjë nuk do të ndryshojë”, përfundoi 17-vjeçari. /Telegrafi/

www.telegrafi.com