”Anti-Ozil”: Historia tjetër e një futbollisti turko-kurdo-gjerman

Pas largimit të Mesut Ozil nga kombëtarja e Gjermanisë me akuza të forta ndaj Federatës Gjermane të Futbollit të cilën e bën përgjegjëse se nuk e ka mbrojtur aq sa duhet nga komentet fyese dhe raciste që erdhën në drejtim të tij pas fotografisë së famshme me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Shumë njerëz në Gjermani dhe jo vetëm i kanë dalë në mbrojtje mesfushorit të Arsenalit, por një tjetër futbollist turko-gjerman mund të mos jetë dakord me këtë.

Deniz Naki i shkruajti një letër Ozilit për të reaguar kundër racizmit në Turqi. “Ti thua që deklaratat e Federatës Gjermane të Futbollit janë të gabuara, ndërsa në Turqi karriera e një futbollisti u ndërpre sepse u quajt terrorist, edhe pse ai gjithmonë ka mbështetur paqen. Kush është reagimi yt për këtë?”.

Në fakt, shumë shpesh ai është quajtur kurdo-gjerman dhe ky është shkaku i historisë së tij të trazuar. Historia e tij është sa e ngjashme dhe aq e kundër me atë të Ozil.

Naki e nisi karrierën në kategorinë e dytë gjermane, duke zëvendësuar Marco Reus. Më pas firmosi një kotratë trevjeçare me St.Paulin. Por menjëherë shkaktoi debat duke festuar një gol me shenjën e prerjes së fytit ndaj tifozëve kundërshtarë në vitin 2009.

Sot është 29 vjeç, por dikur ishte një lojtar i shkëlqyer i skuadrave të moshavet të Gjermanisë, duke shënuar 9 gola në 15 ndeshje për kombëtaren U-19. Por asnjëherë nuk arriti të ngrihej në nivelin e Ozil dhe të siguronte një vend në skuadrën e parë. Karriera e tij u shua ngadalë në Bundesliga 2, para se të transferohej në Turqi, ku interesat e tij politike dolën më në pah se aftësia për të luajtur me top.

Iu desh të largohej nga skuadra e parë Genclerbirligi pas një sulmi racist të pretenduar në kryeqytetin turk. Në vitin 2016 u pezullua për 12 ndeshje dhe u gjobit pasi mbështeti kurdët që mbështesin qeverinë turke. Ndërsa këtë vit pati një përpjekje për ta ekzekutuar ndërsa po udhëtonte me makinë në një autostradë në qytetin e tij të lindjes, Duren në Gjermani.

Pas këtij incidenti ai u pezullua nga futbolli turk për tre vjet – praktikisht për gjithë karrierën e tij, që po i afrohej fundit – për propagandë separatiste dhe ideologjike. Në mars të këtij viti nisi edhe një greve urie në OKB, si shenjë proteste ndaj forcave turke./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan