Antonio Conte i dorëzuar: Barça cinike, diferencën e bëri Messi

Chelsea u eliminua nga Champions League nga Barcelona, falë një super Messi në formë. Diçka të tillë thekson edhe trajneri i “Bluve të Londrës”, Antonio Conte që në konferencën për shtyp pas ndeshjes nuk i kurseu aspak lëvdatat për yllin Argjentinas: “Sot dhe në ndeshjen e kaluar diferencën e bëri Messi. Po flasim për lojtarin më të mirë në botë. Jo thjesht lojtar klasi, por lojtar super. Kemi qenë paksa të pafat në të dyja takimet. E kemi gjetur katër herë shtyllën. Ata sot shënuan në momentin tonë më të mirë. Ishin shumë cinikë. Ne krijuam shumë shanse. Po flasim për një Messi, i cili çdo sezon shënon nga 60 gola. Ai bëri diferencën. Gjithsesi, nuk kemi ndonjë peng.”

Megjithatë trajneri Italian ka fjalë të mira edhe për lojtarët e tij, që pavarësisht rezultatit, bënë më të mirën e tyre: “Duhet të jem i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Sonte djemtë bënë gjithçka. Nuk e merituam humbjen 3-0. Gjatë ndeshjes, me aq sa pashë nga stoli, mendoj se na u mohua një penallti e pastër në rastin që pati Marcos Alonso. Tani, sidoqoftë, duhet të ecim përpara, sepse të dielën na pret Leicester City”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan