Antonio Conte i lirë, nuk ka më kontratë me Chelsea-n

26 Tetor 2018

Çështja e punës mbetet në pritje, sepse në gjykatën e Londrës sapo është firmosur zgjidhja e kontratës sportive: Antonio Conte  ka mbyllur çdo gjë me Chelsea-n. Është aktualisht në fjalë me Real Madridin. Do të jetë vendimtar “El Classico” i së dielës: në rast të rezultatit negativ, Florentino Perez do të shkarkojë teknikun aktual Julen Lopetegui dhe do të thërrasë ish-trajnerin e Italisë, i cili ka njoftuar dhe stafin e tij.

Prej disa ditësh ka qenë në garë me Laurent Blanc, por në orët e fundit Conte ka fituar pikë te spanjollët pas ‘Ok’ të Sergio Ramos, ka mbërritur dhe ajo e Curtois, portieri i cili ka luajtur me Chelsea-n vitin e shkuar. Megjithatë, vendimtare do të jetë ndeshja Real Barcelona e së dielës në mbrëmje. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.