Apollonia prezanton Mihon, objektivi është i qartë

Marjol Miho ka hedhur zyrtarisht firmën mbi kontratën e Apollonisë ditën e djeshme në qytetin e Fierit dhe menjëherë ka nisur nga puna për sezonin e ri. Miho nuk ka qenë i vetëm, pasi së bashku me të kanë firmosur dhe ndihmësit e tij për sezonin e ri.

Zëvendësuesi i trajnerit të parë do të jetë Sokol Argjendari, një personazh që ka qenë përherë pika mbështetsë e Mihos kur ka punuar tek Albpetroli dhe te moshat e Apollonisë. Ndërkohë që në rolin e trajnerit të portierëve do të jetë Kosta Sera, një figurë e vjetër në stolin e skuadrës fierake. Ndërsa është emëruar dhe përgatitësi i ri atletik, Llazar Gjika. Ky i fundit ka punuar te Lushnja gjatë sezonit të lënë pas.

Duke konfirmuar dhe emrat e mëspipërm, administratori i Apollonisë Olsi Bregu, së bashku me stafin, kanë nisur të konkludojnë emrat e parë të merkatos. Pritet që të bashkohet me fierakët një portier, një sulmues dhe dy lojtarë të krahut të majtë. Konfirmimet dhe firmat pritet që të bëhen brenda javës, ndërkohë që më 10 korrik çdo gjë pothuajse do të ketë marrë rrugë për të nisur përgatitjet e sezonit të ri.

Objektivi – Apollonia ka konkurruar gjatë vitit të fundit me Bylisin dhe Tiranën, madje një kundërshtar mjaft i fortë për të dyja, megjithatë, gabimet e bëra gjatë rrugës me kundërshtarë më të dobët ndikuan në rezultatin final. Mirëpo, puna për sezonin e ri pritet që të nisë me qëllimin e vetëm, ngjitjen në Kategorinë Superiore. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan