Arbeloa pendohet pas shortit: Alonso, më mirë me këmbë

Arbeloa pendohet pas shortit: Alonso, më mirë me këmbë

Legjenda e futbollit spanjoll, Xabi Alonso, këtë të hënë pati në dorë fatin e 16 skuadrave më të mira në kontinent. Ish-mesfushori ishte caktuar nga UEFA për shortin e fazës së 1/8-ave në Champions League, ku u tregua “i pamëshirshëm” ndaj ish-skuadrës së tij, Real Madrid, duke e vendosur kundër PSG-së.

Alvaro Arbeloa, ish-shoku i tij i skuadrës në “Santiago Bernabeu”, u pendua për atë që kishte shkruar në “Twitter” para shortit. Sipas tij, madrilenët nuk duhej të shqetësoheshin. “Sot është shorti i Champions-it. Madridistët mund të jenë të qetë, kemi Alonson në Gjenevë. Jemi në duar të sigurta”, – ishte postimi i parë i ish-mbrojtësit. Ups! Nuk ndodhi kështu.

Parisienët janë problem për çdo skuadër, edhe për kampionët e Evropës, por pas shortit Arbeloa diti të “justifikohej”. “E dimë se Xabi është shumë më i mirë me këmbë sesa me duar”.