Arbër Zeneli gjen golin e parë në Ligue 1 me Reimsin

24 Shkurt 2019

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli ka gjetur golin e parë me fanellën e Reims në Ligue 1.

Zeneli u transferua vetëm në fund të afatit kalimtar nga Herennveni te Reims për një shifër të raportuar rreth katër milionë euro.

Megjithatë, ylli i Kosovës ka arritur të lë shenj menjëherë me fanellën e klubit francez.

Lexo po ashtu: Arbër Zeneli intervistë të gjatë për faqen e klubit të ri, Reims: Skuadra e re, Ligue 1, qendra stërvitore, Kosova dhe frëngjishtja e tij

Pas asistimit në ndeshjen e kaluar ndaj Rennes, Zeneli tashmë ka gjetur edhe golin.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar ndaj Montepellierit në minutën e 47-të të ndeshjes.

⏱️ 47' GOOOOAAAAL! @StadeDeReims comes back from behind with Seneli's spot kick ?#MHSCSDR | #Ligue1Conforama pic.twitter.com/AStJHUi7MS

— Ligue1 English (@Ligue1_ENG) February 24, 2019

Goli i Zenelit erdhi nga penalltia dhe ishte i epërsisë 2-1 për mysafirët e Reimsit.

Zeneli gjithashtu asistoi edhe tek goli i parë i ekipit të tij në minutën e 27-të.

Më poshtë Telegrafi ua sjell videon e golit të shënuar nga Zeneli, në rast se nuk iu hapet video e mëposhtme, atëherë klikoni këtu. /Telegrafi/

www.telegrafi.com