Arbër Zeneli realizon gol nga penalltia në humbjen e Reims nga Caen

11 Maj 2019

Arbër Zeneli po vazhdon me formë të lartë te Reims. Anësori shqiptar që luan te skuadra franceze ka arritur të realizojë gol në humbjen ndaj Caen, 3-2.

Casimir Ninga e shënojë golin e parë te Caen në minutën e 14-të, por që Reims i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Moussa Doumbias (37’). Vendasit e rikthyen epërsinë me golat Faycal Fajr (40’) dhe Frederic Guilbert (45’), dhe me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte më nën kontroll të Reims, ndërsa Arbër Zeneli arriti të futej në listën e realizatorëve.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës shënoi gol nga pika e bardhë për Reims në minutën e 82-të, por që nuk ia dolën ta shmangin humbjen.

Lexo po ashtu: Arbër Zeneli, lojtari më i mirë i muajit te Reims

Skuadra e Arbër Zenelit aktualisht renditet në vendin e nëntë me 49 pikë në Ligue 1, ku kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com