Ardhja e Conte-s mund t’ia mbyllë derën Hazard-it te Reali

29 Tetor 2018

Antonio Conte ngelet vetëm që të zyrtarizohet si trajner i Real Madridit. Italiani shikohet si njeriu i cili do të sjellë buzëqeshjen te tifozët madrilenë, tepër të trishtuar si pasojë e rezultateve të fundit dhe humbjes shokuese në “Camp Nou” kundër Barcelonës. Conte njihet për karakterin e tij të fortë dhe imponues dhe për rregullat e ashpra që vendos brenda ekipit, të cilat sjellin edhe përplasje me disa lojtarë rebelë.

Në sezonin e tij të parë, ai udhëhoqi Chelsea-n që të fitonte titullin kampion, ndërsa në të dytin pati mosmarrëveshje me disa lojtarë, një prej tyre edhe ylli Eden Hazard. Duhet thënë se belgu është në listën e dëshirave të presidentit Florentino Perez, por me uljen e teknikut italian në stol, vështirë që kjo të ndodhë.

Të dy ndajnë një marrëdhënie respekti por të ftohtë, dhe kjo e bën të vështirë që transferimi të ndodhë. Ndërkohë, ka një tjetër futbollist, i cili pëlqehet shumë nga italiani dhe do ta kërkojë me ngulm te Reali. Ai është Paul Pogba. Conte ka një ndikim të madh ën rritjen e mesfushorit francez, që aktualisht te United nuk po ndihet mirë. Ai kushton shumë dhe kjo ka bërë që disa klube të stepen për ta blerë, por kjo nuk mund të thuhet për Realin. Duhet vetëm që Conte të këmbëngulë. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.