Ardhja e De Ligt ndryshon situatën te Juve, tani PSG e synon seriozisht Bonuccin

17 Korrik 2019

Ardhja e Matthias De Ligt në Juventus mund të bëjë që Leonardo Bonucci të largohet vetëm një vit pas rikthimit.

Sipas Corriere dello Sport, kampionët francezë, PSG, kanë mendime pozitive për ish lojtarin e Milanit.

Ardhja e holandezit De Ligt do të bëjë që Bonucci të ketë më pak minuta.

Bonucci . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

PSG është në treg për një qendërmbrojtës të ri, ku kërkohet që të bëjë konkurrencë për Thiago Silvan dhe Marquinhos.

Juventusi ka vendosur një çmim prej 40 milion euro për Bonuccin dhe nuk pranon ofertë nën këto para. /Telegrafi/   

www.telegrafi.com