Ardjan Takaj: Muça si fallxhor, do t’i dalë tymi shpejt

14 Dhjetor 2018

Një ditë pas mbledhjes me ekipin si pasojë e rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, komenton situatën e krijuar në ekip dhe zbardh detaje nga mbledhja me lojtarët.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, numri një i klubit bardhekuq bën me dije se u ka kërkuar lojtarëve që të jenë të përqendruar tek objektivi kryesor i ekipit që është titulli, pasi cilësia nuk mungon.

Ndërsa, nga ana tjetër jep garanci se përpos çështjes në KAS, asgjë nuk prek futbollistët dhe të ardhmen e klubit në rrugën që ka nisur përmes investimeve të fundit edhe në akademi.

“Ne si klub nuk mund “të varim” një lojtar për gabimet që bën. Por, nëse shkon puna deri këtu, unë e ftoj Muçën që të përballet në gjykatë me Teqjan.

Është shumë e thjeshtë, janë akuza të rënda që duhen çuar në vendin e duhur, në organet e duhura. Ndërsa, për sa i përket tendencës që ka për Skënderbeun, nuk e di se çfarë fshihet, por shumë shpejt do u dalë “tymi” të gjithave.”

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan