Argjentina fiton, por harron lojtarin nĂ«…. hotel

Nga njëra anë është Argjentina e yjeve, ose më mirë e yjeve të rinj, Mauro Icardi dhe Paulo Dybala, të cilët shënuan për herë të parë me ekipin kombëtar në miqësoren kundër Meksikës. Nga ana tjetër, ajo e yjeve të “harruar”. Në fakt, nuk ishte një natë e qetë ajo e përjetuar nga Gaston Gimenez, jo një nga ‘’yjet’’ kryesor të ekipit të drejtuar nga Scaloni.

Siç është raportuar nga Olé, mesfushori i lindur në vitin 1991 që aktivizohet me Velez Sarsfield, është “harruar” në hotel, kur ekipi udhëtoi në stadiumin ‘Malvinas Argentinas’ të Mendozas. Arsyeja? Kur të gjithë ishin akomoduar në autobus, djaloshi po qëndronte në banjo. Kjo mund të ndodhë, por edhe ka ndodhur në historinë e futbollit. Por skandaloze, dhe sigurisht shumë poshtëruese për lojtarin, është fakti se … askush nuk ka e kuptuar mungesën e tij gjatë udhëtimit me autobus.

Increíble: la delegación de la Selección partió al estadio Malvinas Argentinas sin el volante de Vélez. Avisó que iba al baño, pero se olvidaron… ▶ https://t.co/c1WkxKgpF3 pic.twitter.com/VklauUQmyC

— Diario Olé (@DiarioOle) November 20, 2018

Vetëm atëherë kur mbërritën në destinacion u kuptua gjithçka. Një skandal i madh, ku disa drejtues të federatës nxituan të korrigjonin gabimin. Mision i kryer me sukses dhe Gimenez ishte në gjendje të shijonte ndeshjen. Natyrisht, nga stoli për të gjitha nëntëdhjetë minutat … /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.