Argjentina, Sampaoli zbulon 11-shen debutuese: jashtë Dybala dhe Higuain

As Dybala as Higuain. Higuain do të lihet jashtë në favor të Aguero, i cili do të luajë në majën e sulmit. Jorge Sampaoli, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Islandën zbulon çuditërisht formimin që do të zbresë në fushë të shtunën. “Ne do të provojmë se Argjentina është ende një fuqi e futbollit botëror”, tha trajneri në konferencën për shtyp. “La Joya” dhe Messi në fushë? Ne kemi punuar për t’i bërë ata të jenë më kompakt dhe Paulo është rritur nga kjo pikëpamje. Ne duhet të presim për momentin e duhur në ndeshje për t’i bërë ata të luajnë sëbashku”, vazhdoi ai. “Ne kemi punuar për të parë nëse mund ta kufizojmë avantazhin e tyre në ajër. Unë jam i sigurt se do të jetë shumë, shumë e vështirë, sepse ata janë shumë të ngushtë dhe ata mund të kundërsulmojnë. Por ne jemi përgatitur për një kohë të gjatë”, deklaroi Sampaoli.

“Mascherano dhe Biglia janë shumë të aftë dhe arrijnë të lidhin ekipin me pasimet e tyre”, tha ai. “Unë mendoj se kjo është skuadra e duhur për të filluar Kupën e Botës, por ne mund të bëjmë ndryshime më vonë”, shtoi ai, pasi theksoi se Willy Caballero do të zëvendësojë portierin e dëmtuar Sergio Romero dhe për të bashkuar Nicolas Otamendi dhe Marcos Rojo në qendër të mbrojtjes. Megjithë problemet e tyre në kualifikueset, Argjentina e fillon si favoritë në grup, edhe pse Kroacia dhe Nigeria mund të paraqesin kërcënime më të mëdha. Sampaoli, megjithatë, këmbënguli se ai nuk po nënvlerësonte Islandën, kombin e vogël që luan në Kupën e Botës për herë të parë. Siç treguan në “Euro 2016”, ku arritën deri në çerekfinale, Islanda është një ekip tepër i vështirë. Sampaoli do të zbresë në fushë me një skemë 4-2-3-1: Caballero; Salvio, Otamendi, Rojo, Tagliafico; Mascherano, Biglia; Meza, Messi, Di Maria; Agüero. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan