Argumenti perfekt i Klopp për ata që krahasojnë Salah me Ronaldon

Të gjithë flasin për ata të dy. Sidomos tani që finalja e Kievit po afron. Duhen vetëm 6 ditë që ndeshja e madhe midis Realit dhe Liverpool-it të luhet dhe aty do të vendoset mbreti i Evropës në futboll. Gjithashtu kjo përballje do të sjellë një duel të veçantë bomberash, atë midis “Galaktikut” Cristiano Ronaldo dhe “Faraonit” Mohamed Salah.

Të dy kanë qenë të jashtëzakonshëm këtë sezon. Portugezi deri më tani ka realizuar 42 gola në të gjitha kompeticionet ndërkohë që egjiptiani në sezonin e tij të parë në skuadrën angleze 44.

Nisur nga kjo ecuri e tyre, të shumtë janë specialistët e futbollit që i konsiderojnë si rivalët kryesorë për të fituar “Topin e Artë” për vitin 2018. Pa lënë mënjanë Lionel Messi-n, që me Barcelonën e tij ka fituar dy tituj në këtë sezon dhe ka qenë thjesht i pandalshëm me rrjetat e shënuara.

Por të mos harrojmë se përpara është Kupa e Botës dhe një rol të madh në këtë trofe do të luajë edhe kompeticioni më i rëndësishëm i planetit. Por në lidhje me këtë duel me finalen që po afron ka folur edhe trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp.

“Mo luajti një sezon fantastik, por Cristiano ka luajtur 15 sezone të tilla në këtë mënyrë. Ai ka shënuar rreth 47 mijë gola, pra shifra të çmendura. Po përse t’i krahasojmë të dy ata? Në kohën kur luante Pele, asnjë nuk e krahasonte Pelenë me futbollistë të tjerë dhe as nuk pyesnin nëse dikush ishte i miri sa ai.

Tani ne kemi Messi-n dhe Ronaldo-n. Ata e kanë dominuar futbollin për ca vite dhe gjithashtu ka futbollistë të tjerë të zotë. Messi dhe Ronaldo gjenden në momentin e fundit në vendin ideal për të shënuar shumë shpesh dhe kjo është gjëja më e vështirë për t’u bërë në botë. Ja përse ata janë aty ku janë. ‘Topi i Artë’ është gjithnjë një luftë mes tyre. Edhe e merituar nga ata. Kur ata të vendosin të mos luajnë më, ne do të na mungojnë, kjo është 100% e sigurt”, argumentoi trajneri i skuadrës angleze./EDS/

*******************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.              

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan