Arijanet Muriqi vlerësohet nga Goal.com, futet në formacionin më të mirë të vitit nën 21 vjeç: Debutoi me Kosovën dhe fitoi titullin me Cityn

16 Maj 2019

Arijanet Muriqi është portieri i parë i Përfaqësueses së Kosovës.

Portieri shtatlartë ka debutuar me Përfaqësuesen kosovare në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Azerbajxhanit.

Këtë edicion Muriqi ka qenë portier i dytë i Manchester Cityt ku ka mbrojtur në Kupën EFL.  Nga gjashtë paraqitjet, Muriqi ka qenë titullar në pesë prej tyre në të cilin City triumfoi në këtë garë.

Muriqi duke u lavdëruar nga bashkëlojtarët pas dy pritjeve të penalltive ndaj Leicester Cityt. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

E portali i njohur evropian ‘Goal.com’, ka bërë formacionin e vitit në Angli me lojtarët nën 21 vjeç, ku në mesin e 11 më të mirëve është edhe portieri shqiptar.

“Ka qe një edicion i mirë për Arijanet Muriqin. Në moshën 20-vjeçare ka zgjedhur të luaj dhe më pas debutoi për Kosovën. Ai fitoi Ligën Premier me Manchester Cityn”.

“Portieri i ri u zgjodh nga Pep Guardiola si zgjedhja e parë në EFL Cup. Muriqi u paraqit në pesë nga gjashtë ndeshjet e Cityt për ta fituar këtë trofe. Ai ka mbajtur katër herë portën e paprekur, duke pësuar vetëm një gol e duke pritur dy penallti në çerekfinale ndaj Leicester Cityt”, thuhet në përshkrimin e Goal për Muriqin.

Arijanet Muriqi. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)

Mbrojtja përbëhet nga Trent Alexander Arnold, Foyth, Gomez e Ryan Sessegnon.

Në mesfushë janë Declan Rice, David Brooks e Matteo Guendouzi, ndërsa faza e sulmit është me yje si Marcus Rashford, Richarlison e Dwight McNeil. /Telegrafi/

www.telegrafi.com