Arrihet marrëveshja me Interin, Napoli rezervon testet mjekësore për Politanon

25 Janar 2020

Matteo Politano do ta ketë të hënën testet mjekësore me Napolin, pasi u arrit marrëveshja me Interin, si huazim për 2.5 milion me detyrim blerje për 19 milionë euro.

Sipas mediumit Sky Sport Italia, detajet e fundit të marrëveshjes u zgjidhën sot (e shtunë) dhe Politano do t’i nënshtrohet testeve të nevojshme mjekësore të hënën.

Ai tashmë kishte testet mjekësore javën e kaluar me Romën, natyrisht, por shkëmbimi me Leonardo Spinazzola u anulua nga Interi.

Lexo po ashtu: Napoli dhe Interi pajtohet për çmimin, Politano preferon ende Romën

Napoli besohet se do t’i paguaj menjëherë 2.5 milion euro Interit për një periudhë huazimi prej 18 muajve.

Sky – Inter have given the green light for Politano to have medical with Napoli on Monday. Deal is done (pending medical) for 2.5 million loan, 19 mil obligation to buy plus another 2 in bonuses.

— FedeNerazzurra (@_FedeNerazzurra) January 25, 2020

Pas huazimit ekziston detyrimi i blerjes për 19 milionë euro tjera në korrik të 2021, së bashku me dy milion euro tjera si bonuse të mundshme.

Politano nuk u pajtua me formacionin 3-5-2 të Antonio Conte dhe nuk kishte hapësira, por do të jetë një shtesë e vlefshme në formacionin 4-3-3 të Gennaro Gattusos. /Telegrafi/

Sky – All details have been arranged for Politano to have medical with Napoli on Monday.

— FedeNerazzurra (@_FedeNerazzurra) January 25, 2020

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan