Arsenal kërkon njërin nga dy portierët e klubeve të mëdha spanjolle

20 Maj 2019

Arsenali thuhet se po e konsideron Keylor Navasin dhe Neton si zëvendësime të mundshëm për portierin që po largohet, Petr Cech.

Çeku do të pensionohet gjatë verës dhe Unai Emery mund të duhet të hyjë në treg për të gjetur konkurrencë për portierin e parë, Bernd Leno.

Madrilenët thuhet se t’i kenë konfirmuar kostarikasit se nuk llogaritin në shërbimet e tij gjersa Luca do të jetë zëvendësues i Thibaut Courtois.

Keylor Navas (Foto by Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Raportohet se londinezët janë të gatshëm të ndajnë rreth 45 milionë euro për portierin e Los Blancos, gjersa 40 sosh për gardianin e Valencias, Neton.

Mbetet të shihet nëse do të ketë përforcime edhe në fazën e portës te Gunners, të cilët mund të luajnë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve në rast se do të fitojnë kundër Chelseat në finalen e Ligës së Evropës.

Ndryshe, Navas ka fituar të gjitha titujt e mundshëm me skuadrën spanjolle të Realit të Madridit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan