Arsenal ”likuidon” Evertonin në tre minuta (VIDEO)

Arsenal mori fitoren e katërt radhazi në kampionat, pasi mposhti 2-0 Everton falë golave të Lacazette dhe Aubameyang. Pas një pjese të parë  të ekuilibruar, “Topçinjtë” i dhanë kundërshtarëve dy goditje rrufe, pasi të dy sulmuesët e futur në fushë nga Emery shënuan brenda tre minutash për të vulosur tri pikët.

Vendasit e nisën mjaft mirë takimin, duke rrezikuar që në minutën e 12-të me Nacho Monreal, por goditja e tij e fortë u ndalua me mjeshtëri nga portieri i Anglisë jordan Pickford. Everton iu përgjigj lojës së londinezëve duke rrezikuar dy herë, me Digne dhe ishin Ëalcot, por në të dy rastet Petr Cech u tregua i saktë duke iu mohuar golin miqve nga Liverpool.

Portieri çek qe gjithashtu vendimtar në minutën e fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë duke pritur goditjen e Richarlison, pasi braziliani bëri një aksion shumë të mirë individual.

Në pjesën e dytë Arsenali zbriti në fushë me tjetër ritëm dhe në të 56’ pas një sërë kombinimesh rreth zonës së Everton, Alexandre Lacazette u shërbye nga Ramsey dhe goditi mrekullisht me të djathtën duke dërguar topin në trekëndëshin e portës së Pickford. Tre minuta më vonë Aubameyang dyfishoi avantazhin për vendasit, me Ramseyn sërish vendimtar në pasimin e fundit para se sulmuesi nga Gaboni të dërgonte topin në rrjetë pa shumë probleme.

Në të 71’, Richarlison kërceu mbi të gjithë pas një krosimi në zonë, por goditja e tij me kokë u prit nga Cech, që edhe një herë i mohoi golin, për të ruajtur rezultatin e paprekur deri në fund./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan