Arsenal nuk di të ndalet më, këtë herë mjafton Wellbeck – VIDEO

25 Tetor 2018
Arsenal nuk di të ndalet më, këtë herë mjafton Wellbeck – VIDEO

Arsenali arriti të fitonte ndeshjen e 11-të radhazi në të gjitha kompeticionet, duke mundur të enjten në mbrëmje Sportingun e Lisbonës 1-0 në fushën e kësaj të fundit. Danny Wellbeck shënoi golin e vetëm të takimit, në pjesën e dytë, duke kaluar topin mes këmbëve të portierit kundërshtar Ribeiro.

Të dy skuadrat ndanin kreun e renditjes para fillimit të ndeshjes, por tashmë janë londinezët që kryesojnë grupin E, me tri pikë më shumë, ndërsa janë luajtur vetëm gjysma e sfidave.

Sporting pati rastin e parë të mirë për të shënuar, kur goditi traversën me Bruno Fernandes, ndërsa Ribeiro u tregua i zoti kur grushtoi një goditje dënimi të rrezikshme të Henrikh Mkhitaryan. Portugezët pretenduan edhe për një penalli kur Sokratis Papastathopoulos u duk se tërhoqi nga fanella Fredy Monteron, por gjyqtari Skomina nuk ishte i këtij mendimi.

Në pjesën e dytë ishte Pierre-Emerick Aubameyang që vuri në vështirësi dy herë portierin e Sporting, por ishte Wellbeck që do ta mposhtte dy herë atë. Fillimisht goditja e tij me kokë që përfundoi në rrjetë u anulua nga gjyqtari për një faull ndaj Bruno Gaspar, ndërsa më pas sulmuesi anglez përfitoi nga gabimi i Sebastian Coates për të shënuar golin e vetëm të takimit dhe të fitores për Topçinjtë./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.