REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Arsenal shkatërron BATE Borisov

Arsenal shkatërron BATE Borisov

7 Dhjetor 2017 22:59

Arsenal ka shënuar plot 6 herë ndaj BATE Borisov duke e mbyllur në mënyrën më të mirë fazën e grupeve në Europa League.

Golat për vendësit u shënuan Debuchy, Walcott, Wilshere, Polyakov, Giroud dhe Elneny.

Pas kësaj fitoreje, Arsenal kalon mes 32 skuadrave në Europa League si lider i Grupit H me 13 pikë

Në grupin H është kualifikuar edhe Crvena Zvezda pas fitores 1-0 me Koln.

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Historia e duelit të famshëm mes Liverpool dhe surprizës Alaves e 17 viteve më parë

Finalja e çmendur e Kupës UEFA: 9 gola dhe një ëndërr e ndërprerë! (VIDEO)

10 Janar 2018 18:10

Një autogol i pafat në minutat e fundit mposht spanjollët e Alaves, duke caktuar Liverpool-in si fitues në finalen e Kupës UEFA në përfundim të një ndeshjeje të pabesueshme dhe emocionuese: 5-4 rezultati përfundimtar, në minutën e 26-të të kohës shtesë, pasi koha e rregullt u mbyllë me rezultatin 4-4.

Imagjinoni Lushnjen ose Kamzën në finalen e Europa League kundër Liverpool-it? Diçka që kërkon shumë imagjinatë: në fakt, si mundet një ekip që nuk ka luajtur kurrë në Europë, që ka një palmares të zbrazët dhe që ka lojtarë vendas dhe të huaj jo të famshëm, që herën e parë që luan në Europë të arrijë deri në finale, duke guxuar të sfidojë një klub të pasur dhe me histori, me shumë “yje” në fushë dhe 37 trofe në palmares? Nuk ka dyshim: do të ishte një histori e mrekullueshme.

Finalja e Kupës UEFA ndërmjet Liverpool-Alaves e sezonit 2000/01, përshkruan më së miri këtë situatë. 37 trofe, nga të cilat 6 Kupa Europiane (4 Champions, 2 Uefa) kundër 0, 28 “edicione” europiane kundër 1.

Alaves është ekipi i futbollit i Vitoria, kryeqyteti i provincës Alava dhe kryeqyteti administrativ i vendit bask. Ka 80 vjet histori, por vetëm 8 sezone në “Primera Division”; 13,500 të anëtarësuar dhe një stadium, “Mendizorroza”, i cili nuk arrin 20,000 vende. Në debutimin e saj në Kupën Uefa, fiton 7 ndeshje nga 12, duke humbur vetëm një nga dy derbet iberik kundër Rayo Vallecano dhe eliminon rivalë me emër si norvegjezët e Rosenborg-ut, Inter-in që u poshtërua në San Siro dhe gjermanët e Kaiserslautern-it, të shkatërruar në gjysmëfinale me një rezultat të përgjithshëm 9-2.

Trajneri protagonist i kësaj mrekullie është José Manuel Esnal, i quajtur “Mané”, trajner 53-vjeçar, i cili në karrierën e tij deri më tani ka fituar dy kampionate të divizionit të tretë dhe dy kampionate të divizionit të dytë. Mané ka një nuhatje për talentet në tregjet pak të rrahur. Dhe? kështu që ai zbuloi rumunin Contra, kroatin Vucko, norvegjezin Eggen dhe serbin Tomic, që ishte i harruar te Roma, bomberin Javi Moreno, i skarcuar nga Barcelona dhe Jordi Cruijff, që ishte lodhur duke fituar në Manchester pa luajtur dhe që po përpiqej të fitonte një trofe në Europë 28 vjet pasi asaj që i ati kishte fituar me Ajax.

Pastaj, ishte i qartë në caktimin e roleve: 15 “titullarë”, pjesa tjetër të grumbulluar dhe duke pritur, në heshtje, momentin e tyre. Ai moment, sidomos në Europë, vinte shpesh. Tre shembuj: Epitiéi ardhur nga ekipi B, vendimtar kundër Lillestroem; Ganan, zero minuta në La Liga, shënoi një gol në Kaiserslautern; Vucko, një lojtar rezerve, në kupën Uefa mund të krenohej me 4 gola në 211 minuta.

Liverpool nuk ka nevojë për ndonjë hyrje. Drejtohet nga Houllier, një trajner francez i cili zëvendësoi Evans-in në nëntor të vitit 1998, pasi të dy bashkëdrejtuan së bashku ekipin; duke përshtatur parimin e Churchill që demokracia funksionon kur janë dy njerëz që vendosin. Evans bën një hap prapa, duke deklaruar se situata ishte një burim konfuzioni; Houllier pastaj bëhet trajner i vetëm, duke qëndruar në detyrë deri në 2004.

Duke përfituar nga ambienti dhe talentet që kishte në ekip me lojtarë si Robbie Fowler, McManaman (i cili së shpejti do të largohet drejt Real Madridit), dhe i riu Michael Owen, Jamie Carragher, Steven Gerrard me kalimin e kohës vijnë edhe Babbel dhe Hyypia, i cili do të bëhet kapiten i “Reds”. Houllier-it i duhen 3 vjet për ta çuar ekipin në majat e futbollit.

Rruga në UEFA për Liverpool-in është me pengesa dhe pas raundeve të para që i kalon pa problem, I duhet të përballet me Romën në raundin tjetër. Roma ndalet nga Liverpool me një Owen në superformë që bën të heshtë “Olimpico”-n me një të dopjetë, duke i mbyllur të gjitha llogaritë. Gjysmëfinalja me Barcelonën është e një niveli komplet tjetër. Në “Camp Nou”, Liverpool vuan dhe vendos të jetë një ekip sulmues, por pa rezultat pasi ndeshja mbaron 0-0, një rezultat gjithsesi i vlefshëm. Në ndeshjen tjetër anglezët janë më agresivë dhe të vendosur dhe kalojnë në finale me anë të një penalltie realizuar nga Gary McAllister. Mjafton që të shkojnë në finale gjashtëmbëdhjetë vjet pas mbrëmjes tragjike të Heysel.

Finalja është spektakolare dhe e çmendur në fushë, por një “party” i vërtetë jashtë. Asgjë e ngjashme me spektaklin e pahijshëm të ofruar vitin e kaluar në Kopenhagen nga grupimet e tifozëve të dehur dhe të dhunshëm të Arsenal-it dhe Galatasaray, të cilët mbollën panik për 24 orë në qendër të kryeqytetit danez. Miqësia midis britanikëve dhe baskëve krijuan një atmosferë të bukur në rrugët e Dortmund-it. Në mes të birrave gjigante dhe verës, wurstel pa limit një paella gjigante të përgatitur nën tendën që mirëpret 13 mijë njerëz, orët e pritjes kalojnë. Pastaj, të gjithë në stadium.

Megjithatë, të paktën për 20 minuta, Alaves “zhduket”. Goditja e parë dhe menjëherë gol: goditje dënimi e McAllister, Babbel shmang Astudillo dhe shënon pas 3 minutash dhe 2 sekondash. Alaves ka marrë goditje tashmë, reagon në minutën e 13-të me një goditje nga Óscar Téllez, devijuar në korner nga Westerveld, por në minutën e 16 ndëshkohet përsëri: Owen nis një top për Gerrard që gjuan me një të djathë vdekjeprurëse dhe shënon. Duket se është goditja e knock-out për Alaves, por Mané bën një lëvizje në minutën e 23-të që do të rezultojë e suksesshme: jashtë Eggen, mbrojtës, brenda Ivan Alonso, sulmues. Kalojnë 4 minuta dhe uruguaiani dërgon rezultatin në 1-2, duke rihapur gjithçka.

Tani Liverpool gjithashtu po kalon një çerek orësh të keq. Skuadra që e kishte mbyllur pa pësuar gol në 12 ndeshjet e para në këtë kompeticion , vihet në vështirësi nga baskët. Javi Moreno, shënuesi n. 1 i La Ligës, humbet rastin të barazojë rezultatin në minutën e 36-të duke e nxjerrë jashtë. Anglezët qetësohen në minutën e 41-të: McAllister shënon me anë të një penalltitë të siguruar nga Owen. E mbaruar? Jo, jo edhe këtë herë.

Alaves, e mësuar me përmbysje pasi edhe me Interin bëri të njëjtën gjë: Mendon Javi Moreno që në harkun e 2 minutave shënon plot 2 herë duke barazuar rezultatin. Në këtë pikë Houllier dhe Mané vendosin të ndryshojnë lojtarët: francezi rrezikon duke aktivizuar Smicer dhe Fowler, ndërsa Mané heq Javi Moreno, duke menduar, me sa duket se sulmuesi i tij s’ka çfarë të japë më dhe mbi të gjitha, është i lodhur.

Fati kësaj here do të jetë me trajnerin francez: pikërisht Fowler duke përfituar nga hapësirat e lëna bosh shkaktuar nga lodhja shënon golin që dërgon rezultatin në 4-3.

Finale? Jo as këtë herë, sepse Jordi Cruyff, djali i artë që dëshiron një trofe 28 vjet më vonë, pas atij të fituar nga babai i tij, i cili kërkon një sukses ndërkombëtar edhe për shkak të atij mbiemri që mban mbi supe, shënon disa sekonda nga fundi. Ndeshja shkon në kohë shtesë, ku asgjë nuk ka më vlerë, me përjashtim të nervave, të cilat tradhtojnë Alaves, pasi dy lojtarë janë larguar me të kuq. Megjithatë, ekipi i Mané, i reduktuar në nëntë lojtarë, pothuajse e bën ndeshjen të arrijë në penallti, momentin ku edhe të mëdhenjtë shpesh i kap paniku. Fatkeqësisht vjen autogoli i Geli dhe Liverpool-i është, përsëri në krye të Evropës.

SKEDA E NDESHJES:

Westfalenstadion, Dortmund, 16 Maj 2001

 

LIVERPOOL - ALAVES 5-4

Golat: 4 '1-0 L: Markus Babbel; 16 '2-0 L: Steven Gerrard; 27 '2-1 A: Iván Alonso; 41 '3-1 L: Gary McAllister (rig); 48 '3-2 A: Javi Moreno; 51 '3-3 A: Javi Moreno; 73 '4-3 L: Robbie Fowler; 89 '4-4 A: Jordi Cruijff; 116 '5-4 L: Delfi Gelí (aut)

Liverpool: 1-Sander Westerveld; 23-Jamie Carragher, 2-Stephane Henchoz (7-Vladimir Smicer 56), 12-Sami Hyypia, 6-Markus Babbel; 17-Steven Gerrard, 21-Gary McAllister, 16-Dietmar Hamann, 13-Danny Murphy; 8-Emile Heskey (9-Robbie Fowler 65), 10-Michael Owen (15-Patrik Berger 79)

Alaves: 1-Martin Herrera; 2-Cosmin Contra, 5-Antonio Karmona, 6-Oscar Tellez, 4-Dan Eggen (19-Ivan Alonso 23), 7-Delfi Geli; 14-Jordi Cruyff, 15-Ivan Tomic, 16-Hermes Desio, 18-Martin Astudillo (11-Magno Mocelin 46) 9-Javi Moreno (10-Pablo 65)

Arbitri: Gilles Veissiere (Francë)

 

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Shorti i Ligës së Evropës, Berisha i pafat

Europa League/ Shorti i buzëqesh shqiptarëve, përveç Berishës

11 Dhjetor 2017 17:00

Është hedhur shorti i Ligës së Evropës për raundin e 32-të. Skuadrat e kualifikuara në këtë fazë kanë njohur kundërshtarët e tyre.

Futbollistët shqiptarë kanë pasur disi fat pasi shorti i ka përballur me ekipe më të dobëta se ato.

Napoli i mbrojtësit kuqezi, Elseid Hysaj do të sfidohet nga ekipi gjerman Leipzig ndërsa Arsenalit të Granit Xhakës i ka buzëqeshur fati. “Topçinjtë” do të sfidojnë ekipin suedez, Ostersund.

Gjithashtu edhe për portierin Strakosha shorti ka qenë i mirë. Gardiani i Kombëtares do të udhëtojë në ndeshjen e parë ndaj FC Steaua Bucuresti.  Shorti ka qenë i pamëshirshëm për Atalantën e Etrit Berishës. Skuadra e portierit kosovar të Kombëtares sonë do të sfidojë një ndër pretendentët kryesorë për këtë trofe, gjigantët gjermanë të Dortmund.

Gjigantët italian të Milan do të përballen me skuadrën bullgare Ludogortes.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Tifozët braktisin Arsenalin, arsyeja dihej që në nisje të sezonit

8 Dhjetor 2017 21:26

Jemi mësuar që Arsenalin ta shohim në Ligën e Kampioneve. Kjo skuadër gjithnjë e ka pasur stadium plot. Kështu, konkurimi në një kompeticion jo në rangun e Ligës së Kampioneve ka ndikuar që dje shtëpia e “Topҫinjve” të ndihej e boshatisur.

Fitorja e thellë ndaj bjellorusëve të BATE Borisovit nuk u ndoq nga të gjithë tifozët në stadium, pasi vetëm  gjysma e vendeve të “Emirates Stadium” ishin rezervuar nga tifozët për të ndjekur takimin. Zyrtarët e klubit londinez konfirmuan se ishin shitur 54.468 bileta, ndërsa në stadium u llogaritën se ishin të pranishëm vetëm 30.000.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar komente thumbuese për këtë fakt. Njëri ka shkruar se “më shumë ka kujdestarë se sa tifozë”, kurse një tjetër ka shkruar se “zyrtarisht kapaciteti i vendeve në ‘Emirates Stadium’ është 54.468 dhe 25.000 prej tyre e kanë kalur pjesën e parë të lojës në tualet.”

Djemtë e Arsene Wenger-it “bombarduan” 6 herë portën e miqve. Arsenali kuotohet ndër skuadrat kryesore që synojnë fitoren e Ligës së Europës, me synimin për të fituar një biletë vitin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve. D.V.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

VIDEO: Goli i javës në Evropë vjen nga Ivanovic

8 Dhjetor 2017 19:11

Jo vetëm në Ligën e Kampioneve, por dhe në Ligën e Europës nuk mungojnë golat spektakolarë.

Njëri nga golat, ndoshta nga më të bukurit e këtij sezoni, është shënuar në sfidën midis Zenitit të Shën Peterburgut dhe Real Sociedadit, ndeshje e vlefshme për Grupin L.

Rusët fituan bindshëm me rezultatin 3-1ndaj baskëve. Qendërmbrojësi serb i Zenitit, Branislav Ivanovic, mban firmën e golit të dytë të shënuar me një goditje spektakolare të tipit gërshërë. Një goditje e tillë është e pazakontë të vijë nga këmbët e një mbrojtësi.

Ish-mbrojtësi veteran i Chelsea-t kontrolloi topin me gjoks dhe pa u menduar dy herë goditi pa e parë portën kundërshtare, duke lënë të shtangur portierin e ekipit spanjoll.

Kapiteni i Serbisë njihet si një mbrojtës që shënon në raste decizive dhe këtë e dëshmuar dhe gjatë kohës së qëndrimit në Londër, por asnjëherë nuk ka lënë mbresa me një gol si ky.

Pas 9 viteve të paharrueshme në Angli, ku fitoi tri herë titullin kampion, Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës, ai firmosi në shkurt të këtij vitit me ekipin e drejtuar nga Roberto Mancini. Kontributi i tij ka qenë thelbësor në ringritjen e Zenitit, i cili renditet i dyti me 6 pikë më pak se kryesuesit e Lokomotivës së Moskës në kampionatin rus.

Zenitit siguroi dhe vendin e parë në Grupin L të Ligës së Europës.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment