Arsenali afër huazimit të Ceballos nga Reali

21 Korrik 2019

Arsenali thuhet se është i bindur që do ta transferojë Dani Ceballos nga Real Madridi në formë huazimi në këtë afat kalimtar veror.

Mesfushori spanjoll është shumë afër të largohet nga Los Blancos, derisa Gunners e duan huazimin e tij, pasi madrilenët e shohin si një lojtar që ka të ardhme në Santiago Bernabeu.

Lojtari 22-vjeçar shihet nga skuadra londineze si zëvendësues i Aaron Ramseyt, që e ka kompletuar kalimin te Juventusi në fillim të këtij viti.

Dani Ceballos (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Real Madridi është i gatshëm që ta lejojë Ceballosin që të largohet në këtë afat, derisa kërkon 20 milionë euro nga Arsenali.

Lexo po ashtu: Unai Emery pret që Arsenali të nënshkruajë me tre ose katër lojtarë të shtrenjtë

Sipas Daily Sport, Topçinjtë po tentojnë ta bindin tre herë kampionin e trefishtë të Evropës që ta huazojnë spanjollin me të drejt blerje në fund të sezonin 2019/20.

Skuadra nga Veriu i Londrës do t’i ofronte 20 milionë euro për huazimin e mesfushorit të talentuar, për ta mbyllur më pas transferimin edhe për 20 milionë euro të tjera (40 milionë). /Telegrafi/

www.telegrafi.com